Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e shpërndau të shtunën parlamentin e vendit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.
“Sot po e shpërndaj parlamentin dhe përcaktoj 3 qershorin si datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Presidenti Pahor në një konferencë shtypi.
Ai bëri thirrje për një ‘një atmosferë tolerante dhe pa gjuhë urrejtjeje’ gjatë fushatës zgjedhore.
Vendimi për të organizuar zgjedhjet të parakohshme erdhi pasi Gjykata e Lartë e vendit bllokoi një projekt hekurudhor prej 1 miliardë eurosh të propozuar nga ish-kryeministri Miro Cerar dhe urdhëroi mbajtjen e një referendumi të dytë nëse ky projekt duhet të vazhdojë. Pas vendimit të 14 marsit Cerari dha dorëheqjen, por tha se ai do të qëndronte në pozitën e tij derisa të krijohej një qeveri e re.
Qeveria e Cerarit u përball kohët e fundit me një valë grevash nga punonjësve të sektorit publik megjithë rimëkëmbjen e ekonomike të Sllovenisë.
Rreth 1.7 milionë sllovenë kanë të drejtën të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 3 qershorit dhe do të zgjedhin midis 20 partive politike që synojnë një shumicë në parlamentin me 90 vende.
Sipas sondazheve në krye gjendet lista e qendrës së majtë të Marjan Sarec-it (LMS), e cila po kandidon për herë të parë. Partia udhëhiqet nga Sareci, kryetari i bashkisë së Kamnikut. Megjithatë, analistët thonë se rezultati është vështirë të parashikohet.
“Unë pres që partia fituese do të formojë një koalicion qeveritar, por është e pamundur të thuhet se cila parti do të fitojë”, tha Peter Jançiç, analist politik dhe redaktor i faqes politike të internetit Spletni Casopis, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Qeveria e Cerarit planifiko të ndërtojë një linjë hekurudhore prej 27 kilometrash midis qytetit kufitar italian Divaca dhe portit shtetëror Adriatik Luka Koper. Në një referendum të zhvilluar më parë ajo fitoi mbështetjen e publikut për projektin, por Gjykata e Lartë e anuloi rezultatin pas një ankese të një grupi të shoqërisë civile lidhur me përdorimin e fondeve të fushatës.
Grupi i shoqërisë civile “Tatimpaguesit nuk heqin dorë” e paraqiti çështjen në Gjykatën e Lartë të Sllovenisë, duke argumentuar se qeveria kishte një avantazh të padrejtë në referendum, për shkak se ka përdorur 95,000 euro nga fondet publike për ta mbështetur fushatën e saj.
Sllovenia arriti me mundime ta shmangte në vitin 2013 procesin e shpëtimit të bankave të saj prej fondeve ndërkombëtare dhe ekonomia e saj filloi të përmirësohej një vit më vonë. Qeveria pret që ekonomia e vendit të rritet këtë vit me 5.1 për qind.
Megjithatë qeveria e re e vendit do të ketë si detyrë të ulë shpenzimet publike dhe borxhin publik. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet – mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit – më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?