LAJMI I FUNDIT:

Putin: Sulmi mbi Sirinë, akt agresioni

Putin: Sulmi mbi Sirinë, akt agresioni

Presidenti rus, Vladimit Putin, ka dënuar sulmin e SHBA-së dhe aleatëve të saj, Britanisë dhe Francës, mbi sirinë duke e cilësuar si një “akt agresioni”, i cili sipas tij do të thellojë edhe më shumë katastrofën humanitare në Siri.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini, presidenti rus thotë se “ky është një akt agresioni, për të cilin do të thërrasim takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB”, përcjell Telegrafi.


“Rusia në mënyrën më serioze dënon sulmin ndaj Sirisë, ku ushtarakët rusë po ndihmojnë qeverinë legjitime në luftën e saj me terrorizmin”, tha Putin, raportojnë mediat.

Sipas Putinit, sulmi i sotëm ka një ndikim shkatërrues në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Putin ka përsëritur se ishte një pretendim i rremë lidhur me sulmin me armë kimike në Douma të Sirisë, duke thënë se ekspertët rusë kanë inspektuar zonën dhe nuk kanë gjetur gjurmë për një sulm të tillë.

Presidenti rus kritikoi SHBA-të, Britaninë dhe Francën qe nisën sulmin, pa pritur që ekspertët ndërkombëtarë të vizitojnë Douman dhe të japin vlerësimin e tyre.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion në mëngjes herët duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike.

Bombardimet janë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian Douma, javën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori