LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Mbështesim fuqishëm intervenimin e SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri

Pacolli: Mbështesim fuqishëm intervenimin e SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, mbështet intervenimin e shteteve aleate të Republikës së Kosovës në Siri kundër regjimit të Presidentit, Bashar al-Assad, i cili erdhi si rezultat i sulmit të dyshuar me armë kimike  në qytetetin sirian Douma, dhe që la të vdekur në mënyrën më ç’njerëzore dhjetëra civil të pafajshëm.

“Kosova mbështet dhe rreshtohet fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga aleatët strategjik të vendit tonë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në Siri. Përdorimi i armëve kimike është i papranushëm. Ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari, që kjo ngjarje mos të përsëritet asnjëherë”, ka thënë kryediplomati kosovar. /Telegrafi/