LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova mbështet fuqishëm sulmet mbi caqet e regjimit të Assadit

Thaçi: Kosova mbështet fuqishëm sulmet mbi caqet e regjimit të Assadit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmeve ajrore në Siri, duke thënë se Kosova mbështet vendimin e ShBA-së, Britanisë dhe Francës për sulmet e fundit ndaj Sirisë në përpjekje për të ndihmuar popullin sirian.

“Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile”, ka shkruar Thaçi, përmes një postimi në Facebook.

“Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri”, ka thënë presidenti Thaçi. /Telegrafi/