LAJMI I FUNDIT:

Ngec përzgjedhja e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale

Ngec përzgjedhja e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale

Skadimi i mandatit të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwediman, ka bërë që kjo Gjykatë të zvarrisë edhe më tej fillimin e ngritjes së aktakuzave për “Krime lufte në Kosovë”.

Zyrtarë nga Prokuroria Speciale për “Zërin” thonë që Kwai Hong Ip është prokurori specialist i cili do të mbetet në këtë pozitë deri sa të zgjidhet një kryeprokuror i ri.


Në fund të muajit mars ka skaduar mandati i kryeprokurorit të Gjykatës Speciale David Schwendiman, i cili qysh nga kjo datë po zëvendësohet nga prokurori specialist Kwai Hong Ip.

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë se Kwai Hong Ip është prokurori specialist i Veprimit dhe do të mbetet në këtë pozitë derisa të zgjidhet një kryeprokuror i ri, por deri sa kjo të ndodhë kompetencat e Hong Ipit do të jenë të njëjta siç ishin të Schwedimanit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër organizuesit e këtij procesi, zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë që procesi i rekrutimit për emërimin e një prokurori të ri specialist është në vazhdim dhe pritet që ditëve në vazhdim të propozohen kandidatët e denjë për këtë pozitë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori