LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande do ta publikojë këngën e re, të parën që nga sulmi vdekjeprurës në koncertin e saj në Mançester

Ariana Grande do ta publikojë këngën e re, të parën që nga sulmi vdekjeprurës në koncertin e saj në Mançester
(Foto: Getty Images)

Më 27 prill, Ariana Grande do ta publikojë këngën e re që është pjesë e albumit të ardhshëm – bën të ditur Billboard.

Albumin do ta realizojë në bashkëpunim me Max Martin, Savan Kotecha dhe Pharrell Williams, ndërsa në të do të përfshihen edhe fragmente nga jeta e këngëtares në dy vitet e fundit.


(Foto: Getty Images)

Kënga e re do të jetë e para e Arianas pas sulmeve që ndodhën gjatë koncertit të saj në qytetin e Mançesterit.

Të gjitha lajmet për SULMIN në MANÇESTER
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për SULMIN në MANÇESTER

Më 22 maj të vitit të kaluar nga shpërthimi i një bombe në Manchester Arena humbën jetën 23 njerëz, ndërsa 500 të tjerë u plagosën.

Sulmuesi, i cili besohet të ketë qenë një britanik 22-vjeçar me origjinë nga Libia, thuhet se e ka humbur jetën gjatë sulmit.

Dy javë pas sulmit, Grande së bashku shumë yje të njohura, si Justin Bieber, Miley Cyrus, “The Black Eyed Peas” e “Coldplay”, mbajtën një koncert të titulluar “One Love Manchester” – për t’i thënë ‘JO’ terrorizmit dhe frikës, ndërsa përfitimet (rreth 11.5 milionë euro) shkuan për familjet e viktimave.

Nga performancat më të fundit të Arianas, përmendim pjesëmarrjen e saj në evenimentit ‘March For Our Lives’ në Washington, ku interpretoi këngën “Be Alright”. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori