LAJMI I FUNDIT:

Salvini flet për programin, Berlusconi dhuron “show” (Video)

Salvini flet për programin, Berlusconi dhuron “show” (Video)

Në Itali vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një rrugëdaljeje nga ngërçi politik që e futën vendin zgjedhjet e fundit.

Të djathtët e “Lega Nord” dhe të majtët e Lëvizjes 5 Yjet janë fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, por që as njëra dhe as tjetra nuk mund të formojë mazhorancën.

Bisedimet intensive zhvillohen në të dy kampet, por edhe vetë brenda kampeve përkatëse. I tillë ishte takimi i fundit qendrës së djathtë, pas të cilit Matteo Salvini i Lega Nord lexoi se për çfarë ishte rënë dakort.


Në krahun e majtë të tij qëndronte Berlusconi, i cili edhe njëherë tjetër tregoi se mbetet “i pandreqshëm”. Gjatë kohës kur Salvini numëronte pikat e programit të qeverisës të qendrës së djathtë, “Kavaljeri” e imitonte dhe numëronte me gishtat e dorës një e nga një ato që citonte Matteo.

Pasi Salvini përfundoi fjalën, Berlusconi iu drejtua mikrofonit, ku pasi u këshilloi gazetarëve që “të silleshin mirë”, sulmoi Lëvizjen 5 Yjet. /tch/

https://www.youtube.com/watch?v=mRsGA55ZYOI

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante

"Zjarret në Kaliforni janë një thirrje zgjimi", psikiku brazilian lëshon paralajmërimet e tij për vitin 2025

Kalo në kategori