LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Nuk ka VAR në Ligën Premier as sezonin e ardhshëm

Zyrtare: Nuk ka VAR në Ligën Premier as sezonin e ardhshëm

Autoritetet e Ligës Premier kanë konfirmuar se nuk do të ketë implementim të plotë të Video Assistant Referee, apo teknologjisë së njohur ndryshe si VAR.

VAR-i ishte implementuar në disa kampionate, ku ka pasur ndikim më ndryshimin e shumë rezultateve.


VAR në Serie A

Kërkesa për VAR ishin të mëdha në mesin e tifozëve në Ligën Premier, kërkesa të cilave ju bashkuan edhe klube të ndryshme.

Megjithatë, me t’u hapur kjo çështje në një mbledhje të Ligës Premier, klubet e këtij kampionati kanë vendosur kundër implementimit të plotë të këtij sistemi për sezonin e ardhshëm.

Liga Premier ka konfirmuar se VAR do të përdoret në FA Cup dhe Carabao Cup për sezonin e ardhshëm.

“Kërkojmë përmiërsime të mëtutjeshme në sistem, sidomos për komunikimin në stadium dhe për ata që ndjekin ndeshjet në shtëpi apo përreth botës”, thuhet në një komunikatë të LIgës Premier.

Ky lajm nuk do të pritet mirë nga tifozët, sidomos pas vendimit të gjyqtarit Michael Oliver në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku shumë tifozë dhe zyrtarë të lartë kërkuan implementimin sa më të shpejtë të VAR-it në të gjitha garat e futbollit për të evituar vendimet e dyshimta në momente kruciale të ndeshjeve të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori