LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet industria në Eurozonë

Ngadalësohet industria në Eurozonë

Prodhimi industrial në Eurozonë është ngadalësuar papritmas në shkurt, ndërkohë që rënia e prodhimit të mallrave kapitale e të konsumit ishte më e madhe se rritja e prodhimit të energjisë.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, bëri të ditur se prodhimi industrial në 19 vendet që ndajnë euron ra me 0.8% nga janari dhe tregoi rritje me 2.9% nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Ekonomistët prisnin një rritje me 0.1% mujore dhe me 3.8% nga viti i mëparshëm. Eurostat rishikoi gjithashtu të dhënat për janarit, me prodhimin industrial që ra me vetëm 0.6% nga 1% rënie që u vlerësua më parë. Të dhënat e dobëta për muaji shkurt erdhën prej rënies së prodhimit në thuajse të gjithë kategoritë.


Prodhimi i mallrave të ndërmjetëm, të kapitalit e ato të qëndrueshme të konsumit patën secila rënie.
Ndërkohë, vetëm prodhimi i energjisë ka treguar rritje, në 6.8% për muajin shkurt, krahasuar me rënien prej 1.1% gjatë Janarit. /Telegrafi/