LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrje mbretërore në konfliktin mes anëtarëve të Nobelit të Letërsisë?

Ndërhyrje mbretërore në konfliktin mes anëtarëve të Nobelit të Letërsisë?

Mbreti i Suedisë, Carl Gustav, u kërkoi anëtarëve themelues të Akademisë që përcakton çmimin Nobel në Letërsi, që të kenë parasysh atë që kjo akademi përfaqëson.

“Konfliktet që janë shfaqur në Akademinë Suedeze janë shumë të pakëndshme dhe rrezikojnë seriozisht të dëmtojnë punën e rëndësishme të akademisë”, tha mbreti Carl Gustaf XVI, që është edhe kreu i saj.

Kjo përçarje u shfaq të premten, kur tre anëtarë njoftuan se do të largoheshin në kuadër të dështimit të një votimi për të përjashtuar poeten Katarina Frostenson nga organizata.


Votimi u kërkua pasi akademia ngarkoi një zyrë ligjore, në nëntor, për të hetuar në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale të bëra nga 18 gra kundër bashkëshortit të Frostenson. Ai i kishte mohuar këto akuza.

Sipas një raporti konfidencial, Frostenson ka shkelur ligjin e konfliktit të interesit duke mos informuar se ajo ishte bashkëpronare e një salle koncertesh që drejtohej nga bashkëshorti i saj dhe që më parë kishte marrë financime nga akademia. /ATSH/

Në trend Kultura

Më shumë
Eruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun

Eruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Kulture
Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

KLAN

KLAN

ZEMËR E FTOHTË

ZEMËR E FTOHTË

Poezi
YLL VETMITAR

YLL VETMITAR

Poezi
Kalo në kategori