LAJMI I FUNDIT:

Anulohet konferenca me kryediplomatin grek në Prishtinë

Anulohet konferenca me kryediplomatin grek në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, ka arritur në Prishtinë në vizitën e tij të parë zyrtare.

Fillimisht, shefi i diplomacisë greke është pritur nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Takimi i cili ishte paralajmëruar për orën 14:40 ka nisur me rreth një orë vonesë. Ndërkaq, konferenca e përbashkët e cila ishte paralajmëruar për orën 15:30 është anuluar tërësisht.


Gjatë fotografimit për gazetarët, Kotzias është pyetur për arsyen e mos-mbajtjes së konferencës së paralajmëruar për medie në Prishtinë, njëjtë siç kishte bërë dje edhe në Beograd. Ai tha se kanë shumë tema të rëndësishme që të flasin brenda takimit dhe se nuk kanë kohë për konferencë.

Greqia, sikur dihet, është një nga pesë shtete e BE-së, e cila nuk e ka ka njohur ende Kosovën, megjithëse mban një qëndrim më “të butë”, duke njohur dhe pasaportat.

Kotzias tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

Kryediplomati grek gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi. Edhe këtu, mediet do të mund të marrin vetëm pamje

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori