Kryetari i Bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, ka takuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ku theksoi rëndësinë e koordinimit më të mirë në mes të Ministrisë dhe përfaqësuesve të bizneseve në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zvogëlimit të rasteve me asistencë sociale.
Problemi me ligjet, ishte njëri nga shqetësimet e radhës që u ngritën në këtë takim, duke theksuar më tutje se Qeveria duhet të krijojë një mekanizëm efekti dhe kundër efekti nga një ligj i caktuar, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë zhvillimin.
“Miratimi i ligjeve pa mbështetje të bizneseve, miratimi i ligjeve në kundërshtime me ligjet e tjera dhe shumë probleme të tjera kanë bërë që në Kosovë ligjet të jenë pengesë e zhvillimit të vendit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e mosardhjes së investitorëve të huaj”, u tha në takim me ministrin e Punës.
Siç u tha në takim duke e marrë parasysh këtë rritja e komunikimit në mes të Ministrisë dhe bizneseve, është një nevojë urgjente.
“OAK është e gatshme me gjithë kapacitetin e sajë të kontribuojë në ketë drejtim”, thuhet në njoftim të OAK-ut, përcjell Telegrafi.
Gjatë këtij takimi Krasniqi adresoi disa çështje specifike të cilat paraqesin një shqetësim për bizneset.
Theks i veçantë iu kushtua ligjit të lehonave, i cili po paraqet një barrë shumë të madhe për biznesin. Si i tillë, ky ligj duhet të jetë stimulues për punësimin e gjinisë femërore, marrë parasysh faktin se shkalla e punësimit të femrave është vetëm 12 për qind.
“Duke marrë parasysh madhësinë e bizneseve në Kosovë dhe nivelin e punësimit të grave është e domosdoshme dhe urgjente ndryshimi i Ligjit të Punës si dhe heqja barrës së madhe nga bizneset në Kosovë sepse pushimi i lehonisë është interes nacional për të cilën barrën kryesore duhet ta marrë Qeveria e jo biznesi. OAK kërkon që qeveria të paguajë 6 muajt e parë, 70 përqind të pagës ndërsa 3 muajt e tjerë biznesi” , tha Krasniqi.
OAK theksoi edhe rastet specifike siç është Kroacia dhe Austria të cilat marrin përsipër pagesën 100 për qind të lehonisë nga ana e Qeverisë.
Ministri Reçica falënderoi OAK-në për adresimin e këtyre çështjeve dhe theksoi se problemet me ligje ekzistojnë dhe janë duke punuar në këtë drejtim.
Sipas ministrit, fokusi janë disa çështje të cilat kanë shënuar avancim e të cilat kanë të bëjnë me Reformën në sistemin pensional, ku si qëllim është përfundimi i koncept dokumentit të regjistrit pensional duke kontribuar kështu në rindërtimin e mirëfilltë të një sistemi të tillë.
Ministri gjithashtu, theksoi se i është mirënjohës biznesit në vend, dhe u shpreh i hapur për çfarëdo mënyre të komunikimit, me qëllim që bashkëpunimi të jetë në nivel. Ai gjithashtu theksoi se do të jetë i pranishëm në takime të përbashkëta me bizneset, në mënyrë që drejtpërdrejt të i dëgjojë problemet që kanë bizneset me staf profesional.
“Aty ku kemi punësim të mirëfillt, ku ruhet e drejta e punëtorit dhe e biznesit do të kemi edhe mirëqenie më të madhe”, u shpreh ai në përfundim të këtij takimi.
Në fund, të dyja palët u pajtuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje