LAJMI I FUNDIT:

Izraeli paralajmëron Iranin

Izraeli paralajmëron Iranin
Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting in Jerusalem on November 19, 2017. / AFP PHOTO / POOL / RONEN ZVULUN

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin që të mos e testojë Izraelin dhe e ka krahasuar Teheranin me Gjermaninë naziste.

Këto komente kryeministri izraelit i ka bërë në ditën kur shteti i tij përkujton vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kam një mesazh për sunduesit iranianë: mos e testoni vendosmërinë e shtetit të Izraelit. Këto nuk janë fjalë boshe”, ka thënë Netanyahu, gjatë ceremonisë në Memorialin e Holokaustit në Jerusalem.


“Gjatë Holokaustit, ne ishim të pashpresë, të pambrojtur dhe nuk kishim zë. Në të vërtetë, zëri ynë nuk është dëgjuar fare. Sot, ne kemi një shtet të fuqishëm, një ushtri të fuqishme dhe zëri ynë dëgjohet nëpër shtete të botës”, ka thënë Netanyahu.

Këto komente të liderit izraelit vijnë dy ditë pas një sulmi me raketa mbi një bazë ajrore siriane, sulm për të cilin, Siria dhe Irani kanë fajësuar Izraelin. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 14 luftëtarë pro-qeveritarë, përfshirë edhe shtatë ushtarë iranianë.

Netanyahu në vazhdimësi ka paralajmëruar Iranin kundër ndërtimit të një prezence të përhershme ushtarake në Siri, ku presidenti sirian, Bashar al-Assad me aleatët e tij, që shtatë vjet po lufton në luftën civile kundër rebelëve suni.

Pas sulmit mbi bazën ajrore siriane, Teherani ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Izraelit, duke bërë që Tel Avivi të vë në gatishmëri të lartë forcat ushtarake, raporton Rel.

Izraeli duket se ka justifikuar sulmin ajror për shkak të sulmit të dyshuar kimik në qytetin sirian të Dumës ku u vranë dhjetëra civilë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë po ashtu po kërcënojnë se do t’i përgjigjet këtij sulmi me armë kimike, që ndodhi të shtunën.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë

"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet

Botë
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori