Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po thellohet konfuzioni lidhur me dialogun me Serbinë dhe sipas tij nuk ka rezolutë të re të Kuvendit që do të përcaktonte parimet dhe bartësit e dialogut, temat, afatet dhe ekipin negociator.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook tha se duket që negociatat lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të zhvillohen në Bruksel, por sipas tij.
Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:
“Po thellohet konfuzioni lidhur me dialogun me Serbinë.
Nuk ka rezolutë të re të Kuvendit që do të përcaktonte parimet dhe bartësit e dialogut, temat, afatet dhe ekipin negociator. Kështu që mbesin në fuqi Rezolutat e Kuvendit të viteve 2011 dhe 2012 (e datës 10 mars 2011 dhe 18 tetor 2012).
Këto rezoluta e autorizojnë Qeverinë të zhvillojë dialogun, si dhe përcaktojnë rolin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës. Çdo format tjetër i dialogut bie ndesh me këto rezoluta dhe, rrjedhimisht, çdo marrëveshje që arrihet është e pa pranueshme.
Në këtë frymë, involvimi i Presidentit në procesin e dialogut bie ndesh me vendimin e institucionit më të lartë të vendit.
Duket se negociatat lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe do të zhvillohen në Bruksel. Marrëveshja paraprake e ka përcaktuar grupin menaxhues, që do të punojë në statutin e këtij asociacioni, në bashkëpunim me MAPL, OSBE dhe BE.
Kjo punë duhet të zhvillohet në Prishtinë, jo në Bruksel. Edhe Kryeministri Mustafa kishte pasur në vazhdimësi kërkesa të tilla, por duke qenë se ishte arritur marrëveshja, ai ishte i prerë që kjo çështje të përmbyllej në Prishtinë. Bartja e çështjes në Bruksel përbën rrezik për koncesione shtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025