LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kosova jep më shumë para për veteranët e paqenë të UÇK-së, sesa për ushtrinë

Abdixhiku: Kosova jep më shumë para për veteranët e paqenë të UÇK-së, sesa për ushtrinë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që Kosova duhet të pastrojë listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç ka kërkuar sot një grup i veteranëve, të cilët protestuan para qeverisë.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova praktikisht jep më shumë para për veteranët që në fakt nuk kanë qenë fare në UÇK, sesa për ushtrinë që dëshiron ta krijojë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:


“Sot disa ushtarë të UÇK-së kanë protestuar dhe kërkuar – me plot të drejtë – pastrimin e listave fallce të veteranëve. Të njëjtit duhet përkrahur nga të gjithë. Kjo betejë s’është veçse e tyre. Është e gjithë shoqërisë.

Kur kisha ngritur muaj më parë këtë temë në Parlament, isha sulmuar nga kapësit me argat gulçues si tradhëtar e urryes i UÇK-së; veçse kërkoja pastrim listash. Sot, vet ushtarët e saj, ata që ja dojnë njëmend të mirën trashëgimisë së UÇK-së, kërkojnë vet një gjë të tillë. Çfarë kanë për t’u thënë të tillëve tash?

Sa për dijeni, për shkak të falsifikimit të listave, për shkak të shitjes së certifikatave, për të gjithë manipulimet e bëra e të pranuara publikisht, Kosova ka sot mbi 50,000 veteranë. Këta falsifikues prodhojnë një kosto buxhetore prej 100 milionë eurove në vit – për secilin vit. Praktikisht ne japim dyfish më shumë për veteranë të rremë se sa që japim për ushtri.

Me largimin e falcifikatorëve, ne jo vetëm që u japim meritë luftëtarëve njëmend, por edhe mund të dyfishojmë kontributet për të njëjtit. Sot ata marrin veçse lëmoshë. Marrin lëmoshë sepse në listë me ta ka dhe të tillë që gjatë luftës ishin vetëm 3 vjeç”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori