LAJMI I FUNDIT:

Lokalizohet zjarri në Ministrinë e Drejtësisë në Shkup

Lokalizohet zjarri në Ministrinë e Drejtësisë në Shkup

Është lokalizuar zjarri që sot pasdite shpërtheu në katin e katërt të Ministrisë së Drejtësisë në Shkup.

Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve me 10 makina dhe 25 zjarfikës akoma janë në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri shpërtheu në orën 16:45 dhe përfshiu arkivin e Ministrisë. Sipas informacioneve të para janë djegur zyrat në të cilat kanë qenë dokumentet e kontabilitetit, dokumentet e të drejtës ndërkombëtare dhe ndihmës juridike pa pagesë.


Zv.ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, deklaroi se alarmi kundër zjarrit është ndezur në kohë dhe të gjithë u larguan nga objekti./Telegrafi/

Zjarr në objektin e Ministrisë së Drejtësisë në Shkup (Video)
Lexo po ashtu Zjarr në objektin e Ministrisë së Drejtësisë në Shkup (Video)