Pozita e Kosovës në aspektin ekonomik nuk është e mirë por edhe nuk i është dhënë pozitë meritore këtij aspekti, ndërkohë që nevojitet që në të gjitha ambasadat e Kosovës të ketë zyrtarë të veçantë për çështje ekonomike.
Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, gjatë raportimit para Komisionit për Punët të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, lidhur me sektorin e investimeve strategjike dhe për sfidat të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike.
Mustafa duke folur për të arriturat e kësaj agjencie siç janë përkrahja e turizmit, projekte të ndryshme për ndërmarrje të ndryshme, organizime të panaireve të ndryshme, tha se përmes Ligjit për Investime Strategjike janë eliminuar disa pengesa burokratike për investitorët strategjikë.
Kryetarja e Komisionit për Punët të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani ka pyetur Mustafën se ku ka ngecur diplomacia ekonomike e Kosovës, si dhe për Brezovicën se a është kualifikuar si investim strategjik.
Për diplomacinë ekonomike Mustafa tha se pozita e Kosovës nuk është e shkëlqyer dhe nuk i është dhënë pozitë meritore këtij aspekti, por sipas tij duhet që në të gjitha ambasadat e Kosovës të ketë zyrtarë të veçantë për çështje ekonomike.
Kurse, për Brezovicën ai tha se në kuadër të ligjit për investime strategjike kjo qendër rekreative nuk është kualifikuar si projekt strategjik.
Sipas tij KIESA është duke u munduar që ta riaktivizojë projektin e Brezovicës me qëllim të promovimit tek investitorët strategjik, por deri tani nuk kanë pasur sukses.
“Në fakt, Brezovica qe përmbyllur si projekt para se të hynte në fuqi ligji për investime strategjike, pra nëse pyetja është a është projekti i Brezovicës i klasifikuar si projekt strategjik, përgjigja është jo, sipas Ligjit për investime strategjike nuk është i klasifikuar si projekt strategjik. Natyra e tij e bënë projekt mjaft strategjik, por nuk ka aplikuar dhe nuk është i klasifikuar si investitor dhe projekt strategjik. Ne po mundohemi që ta riaktivizojmë ose ta riaktualizojmë këtë projekt duke u munduar që ta promovojmë tek investitorët e ndryshëm strategjik, deri më tani nuk kemi pasur sukses të tërheqim ndonjë investitor në këtë drejtim”, tha ai.
Anëtarja e Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nga radhët e LDK-së, Donika Maloku ka pyet rreth licencave të eksplorimeve në miniera, të cilat janë paraqitur si pengesa për disa investitorë nga Kanadaja në këtë sektor.
Maloku ka pyetur Mustafën se pas hyrjes në fuqi të ligjit për investime strategjike a është shtruar nevoja që të ndryshohen ligjet apo plotësohen për të lehtësuar procedurat për investime në Kosovë.
“Disa investitorë potencialë që vijnë nga Kanadaja kanë shprehur dëshirën që të investojnë në çështjen e minierave në Kosovë, por ligji për investime strategjike nuk ua mundëson atyre që të marrin fillimisht licencat e eksplorimit për t’i konfirmuar rezervat e pastaj për të menduar seriozisht për t’i hartuar projektet e tyre për investime serioze në Kosovë. Prej kësaj rrjedh pyetja, se a mendoni se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji është shtuar nevoja që të plotësohet ose ndryshohet ligjet e tjera dhe të harmonizohen me këtë ligj”, tha Maloku.
Lidhur me këtë drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa tha se rishikimi i disa ligjeve dhe shtimi i një neni mund t’i japë kah pozitive projekteve strategjike
Sipas tij, me këto ndryshime legjislative do të futej edhe peridhua për eksplorim do të përfshihet në projektin e investimit strategjik.
“Ndryshimet legjislative që do të ishin të mira në këtë drejtim është pra një rishikim i disa ligjeve ku ne si ministri dhe agjenci mund të ofrojnë edhe mbështetjen tonë duke identifikuar saktësisht, se cilat ligje dhe cilat nene do të mund të ndryshohen të paktën duke iu dhënë një kah me përkrahëse pozitive për projektet që klasifikohen për investime strategjike, pra mund të plotësojmë ndryshojmë disa ligje duke u shtuar një nen të veçantë për projektet strategjike ku afat kohore dhe procedurat shkurtohen në mënyrë drastike, një nga to do të ishte edhe ajo që e përmendi edhe deputetja Maloku e që është licencat e eksplorimit”, tha ai.
Kurse, anëtari i këtij komisioni nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri tha se strategjia për investime strategjike ka munguar vazhdimisht në Kosovë, andaj sipas tij është vështirë të dihet se si do të jetë ekonomia e Kosovë pas 20 vitesh.
Ai tutje kërkoi që të ketë një interesim më të madh në industrisë pasi sipas tij kjo do të ndihmonte edhe shtimin e vendeve të punës.
Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka shfaqur shqetësimin se investitorët potencialë kthehen të zhgënjyer, pasi që ka pengesa me definimin e pronësisë së tokave.
“Jemi në dijeni se për shkak të pengesave ligjore, për shkak të Agjencioni për Privatizim për shkak të mos definimit të pronave kanë problem, sidomos pushtetet lokale për të realizuar projekte vite të tëra pa u realizuar dhe në të njëjtën kohë investitorët potencialë të interesuar kthehen të zhgënjyer nga Kosova dhe sa keni bërë me i lehtësuar procedurat, bartjen e pronave me kaluar në kompetencë të pushteteve ose lokale, ose edhe vendore me idenë që thjesht investitorët mos hasin në këto pengesa”, tha ai.
Mos definimin e pronësisë së pronave për investime strategjike e sheh mjaft sfidë të madhe për Kosovën edhe drejtori i përgjithshëm i KIESA, Besian Mustafa.
Ai tha se si agjenci pjesërisht e kanë zgjidhur këtë çështje duke paguar të gjitha shpenzimet dhe punët rreth tokave të ndryshme, pavarësisht asaj se nga kush ato menaxhohen.
“Pjesërisht ne këtë e kemi zgjidhur duke ofruar një zgjidhje ligjore tjetër ku Ministria e Tregtisë, pra Agjencia KIESA kryen të gjitha punët dhe shpenzimet e shpronësimit të tokave të ndryshme, qofshin ato prona shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja siç është rasti me zgjerimit të Parkut të biznesit në Drenas, ne si Agjenci kemi kryer të gjitha obligimet e shpronësimit të asaj prone”, tha ai. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A