LAJMI I FUNDIT:

Kolegji “Mehmet Akif” njofton për vazhdimin e rregullt të punës

Kolegji “Mehmet Akif” njofton për vazhdimin e rregullt të punës

Kolegjet “Mehmet Akif” që zhvillojnë veprimtarinë në Kosovë, përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se provimi për bursa në këtë institucion arsimor, do të mbahet ashtu siç ishte paraparë, me datën 21 prill.

Kjo pavarësisht ndodhive të fundit që e prekën këtë kolegj, me rastin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga autoritetet e Kosovës.


Në këtë deklaratë, kolegji shpreh mirënjohje për popullin e Kosovës dhe pohojnë të kenë vepruar në përputhje me ligjet e Kosovës që nga dita e parë e themelimit.

Njoftimi i plotë:

Që nga dita e parë pas themelimit Kolegjet “Mehmet Akif” kanë zhvilluar të gjithë aktivitetin konform ligjeve të Kosovës duke i zbatuar më përpikëri dhe shumë kujdes.

E njëjta korrektësi ndaj ligjit dhe përkushtimi për profesionin ka qenë gjithmonë në nivelet maksimale edhe nga i gjithë stafi ynë, drejtues dhe ai pedagogjik.

Ne Kolegji “Mehmet Akif” si familje i falënderojmë në radhë të parë:

nxënësit tonë të dashur,

prindërit e respektuar,

përfaqësuesit e mediave,

zyrtarët e nderuar dhe popullin mik e vëlla të Kosovës që nuk kursyen mbështetjen e tyre dhe na qëndruan pranë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Më këtë rast ju njoftojmë se provimi i bursës do të mbahet ashtu siç është paraparë më 21 prill. /Telegrafi/