LAJMI I FUNDIT:

Haley: Duart e Rusisë janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve sirianë

Haley: Duart e Rusisë janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve sirianë

SHBA do t’i përgjigjet përdorimit të armëve kimike mbi civilët nga regjimi i Assadit. Kështu tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley teksa kritikoi ashpër Rusinë.

Haley tha se “duart e Rusisë janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve sirianë”.


“Armët kimike një herë janë përdorur mbi burrat, gratë dhe fëmijët sirianë”, u shpreh Haley në mbledhjen speciale të Këshillit të Sigurimit ku po diskutohej mbi atë që besohet se është sulm kimik në Douma, ku të shtunën mbetën 59 të vdekur.

Bota u trondit nga pamjet e fëmijëve që shiheshin teksa nuk mund të merrnin frymë, përderisa presidenti amerikan Donald Trump e quajti sulmin si të sëmurë, dhe po ashtu qortoi presidentin rus Vladimir Putin, për mbështetje të homologut sirian, Bashar al-Assad.

Në OKB, Haley vetëm se theksoi edhe një herë komentet e bëra nga Trump, përcjell KosovaPress. Ajo u shpreh se Rusia duhet të paguajë për këtë.

Moska njëjte hodhi akuza ndaj Washingtonit, duke e akuzuar atë se ka kërcënuar rendin dhe sigurinë ndërkombëtare me rastin e  thurjes së planeve anti-ruse.

Organizata jo qeveritare kanë dokumentuar qindra raste të civilëve me shenja të qartë të ekspozimit ndaj armëve kimike. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori