Po bëhet gati një dekadë që balerini me karrierë të spikatur, Ilir Shaqiri, fluturon çdo javë drejt Tiranës për të kryesuar jurinë e “Dancing with the stars”.
Si një artist i sprovuar e me famë në Itali, në këtë përballje me artistët shqiptarë të kësaj gare kërcimi, ai e konsideron veten drejtorin e një klase me nxënës, të cilët duhet të bëjnë show me kërcime e jo fjalë. Për martesën me aktoren italiane të serialeve, Emanuela Marini, projektet e mëdha, vajzës së tyre Emily dhe vitet mbi supet e një balerini, Shaqiri i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Rikthehesh sërish në panelin e “Dancing with the Stars”. Meqë këtë edicion garuesit e kanë për herë të dytë, mendon se kjo i ndihmon apo i fundos, nëse nuk e kanë prirje sadopak kërcimin?
Mendoj që kush është rikthyer e ka bërë për të dalë më mirë se herën e parë. Dhe duke njohur si funksionon mekanizmi i programit, besoj i kanë bërë mirë llogaritë te talenti i tyre si balerinë. Për këtë arsye, unë personalisht do të jem më shumë kërkues si kualitet kërcimi dhe pikët nuk do i fal.
Kush nga 12 konkurrentët të kanë mbetur në memorie për performancat e tyre dhe cilët as nuk i kujtoje?
I mbaj mend shumë mirë të gjithë. Unë shikoj me kujdes çdo sfidë, apo kërcim dhe pse ndonjëherë dukem më indiferent.
Është e vështirë të gjykosh personazhe që kanë një karrierë personale dhe që shpesh mund t’i marrin komentet për ters? Si e ke zgjidhur këtë pjesë?
Unë kam shumë respekt për punën, talentin dhe karrierën e secilit prej tyre dhe pretendoj të njëjtën gjë prej tyre drejt meje. Në rastin konkret, ata janë nxënësit, unë drejtori, prandaj duhet të nxjerrin mësime nga kritikat dhe të kërcejnë sa më bukur kanë mundësi, pasi unë e kuptoj kur ata kanë përparime ose jo. Lëvdata dhe pikë të larta kot nga ana ime nuk do të kenë. Përkundrazi, vlerësoj shumë kush punon e bën show në bazë të punës dhe jo fjalëve.
Ke krijuar miqësi me ndonjë prej tyre dhe afrimiteti i mundshëm të vendos në vështirësi për të gjykuar me objektivitet?
Shumë pak… Nuk kam kohë, pasi shkoj e vij çdo javë nga Italia dhe ato pak momente fjalësh janë më shumë përshëndetje.
Po komunikimi me anëtarët e tjerë të jurisë, si është? Jeni gjithmonë në një linjë mendimi me Ema Andrean dhe Alfred Kaçinarin?
Raporti me Emën dhe Fredin është shumë i thjeshtë, i respektueshëm në mënyrë reciproke dhe pa asnjë lloj ndikimi si në komente, ashtu dhe në pikë. Secili nga ne ka një sensibilitet artistik përkatës drejt kërcimit dhe secili mbron mendimin e vet çdo herë.
U duk se hyrja e Julian Dedës në panel ju sjell bezdi. Ke një koment për aktorin, i cili prej kohësh bën edhe opozitarin në politikën shqiptare?
Jul Deda, sigurisht do i japë piper situatës dhe do krijojë të tjera aspekte diskutimi në “Dancing with the Stars”, për arsye se ai e ka kaluar te këmbët e veta këtë eksperiencë në “DWS 1”. Jam shumë kureshtar sesi do të argumentojë analizat e veta, përsa i përket kërcimit, sepse emri Jul Deda thotë gjithçka, përveç kërcim. (Qesh) Politika le të mbetet jashtë mureve të “DWS”. “No Politike, Yes Dance & Enjoy të premten në darkë!”.
Nisur nga komentet tuaja, dikush aty nuk qëndron drejt, dikush është më i gjatë se ç’duhet, një tjetër realizon padjeshkë të sforcuar. A mund të na bësh identiktin e fizikut afër perfektes së një balerine apo balerini?
Balerini duhet të ketë çdo detaj të trupit në pro-porcion me tjetrin. Përveç kësaj dhe zgjedhja e partnerit duhet bërë në funksion të VIP-it konkurrues, bazuar në peshë, gjatësi, forcë, etj. /Panorama
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje