LAJMI I FUNDIT:

Propozohen ndryshime në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim në Maqedoni

Propozohen ndryshime në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim në Maqedoni

Opinioni shkencor dhe i ekspertëve në Maqedoni kërkojnë të përfshihen në reformat e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim.

Kjo nënkupton ndryshime në legjislaturën e duhur, që do të përfshinte bashkimin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) me Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin në kuandër të “E mërkura shkencore”, organizuar nga Instituti për hulumtime juridike sociale dhe politike (IHJSP), Pavle Trajanov, si bashkërendues për zbatimin e Platformës kombëtare për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat, shprehu pajtim të pjesërishëm me mendimet e ekspertëve.


Një pjesë e profesorëve dhe ekspertëve në debat konsiderojnë se në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim duhet të marrin pjesë edhe vetëqeverisjet lokale.

Sipas tyre, me rëndësi është edhe edukimi i qytetarëve, sidomos të rinjve./Telegrafi/