LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ligji i gjuhëve është rrumbullakësim i Marrëveshjes së Ohrit

Zaev: Ligji i gjuhëve është rrumbullakësim i Marrëveshjes së Ohrit

“Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike”.

Kështu deklaron kryeministri Zoran Zaev derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aspekti i fundit i relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë rrumbullakim e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një e drejtë kushtetuese e paplotësuar e bashkësive të tjera etnike në vend. Nëse lejojmë të jetojë do të shohim se nuk paraqet kurrfarë dhimbje por në fakt do tu mundësojë qytetarëve ta ndiejnë shtetin si të tyre sepse përveç detyrimeve u lejohen edhe të drejtat që çdo qytetar i shtetit duhet t’i ketë. Nga ky aspekt jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë është një përfitim i përhershëm që do ta bëjë vendin nga i cili të gjithë do të jemi krenarë”, ka thënë Zaev.


Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori