LAJMI I FUNDIT:

Dëbohet kosovari me gruan dhe fëmijët pas 26 vitesh qëndrimi në Zvicër

Dëbohet kosovari me gruan dhe fëmijët pas 26 vitesh qëndrimi në Zvicër

Gjykata Administrative e Solothurner të Zvicrës, ka vendosur ta dëbojë kosovarin me familje.

29 vjeçari shqiptar kishte shkuar në Zvicër në vitin 1992 në kuadër të bashkimit familjar, por që vazhdimisht bënte vepra penale.

Së fundmi, më 11 dhjetor 2014, ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Lartë e Bernës për trafikim dhe tentativë për vrasje.


Bashkëshortja e tij kishte ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 2012 në kuadër të bashkimit familjar, por asaj dhe fëmijëve i ishte refuzuar vazhdimi i lejes së qëndrimit dhe i ishte vendosur një afat për lëshim të Zvicrës për 31 mars 2016.

Nisur nga ky dënim, Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit, në janar 2016 ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra, shkruan solothurnerzeitung, përcjell Telegrafi.

Me një ankesë të bërë në Gjykatën Federale, avokatja e tyre kishte kërkuar sërish që familja të lejohej të qëndronte në Zvicër por gjykata nuk kishte treguar fare mëshirë duke ia hedhur poshtë ankesën.

Sipas kësaj, shqiptari duhej që përfundimisht të lëshonte Zvicrën, ditën që do të përfundonte vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i gruas dhe fëmijëve u kthye në Gjykatën Administrative që ajo të merrte vendimin.

Ndërkaq gjykata me 21 mars 2018 e ka korrigjuar vendimin e mëparshëm duke ua vazhduar lejen e qëndrimit gruas dhe fëmijëve deri në datën e përfundimit të vuajtjes së dënimit të kryefamiljarit.

Kjo tolerancë u bë për në arsyen se gruaja nuk kishte rënë ndonjëherë në kundërshtim me ligjin dhe familja nuk kishte shfrytëzuar asnjëherë ndihma sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori