LDK tanimë në çdo vend po i përmend zgjedhjet e parakohshme. Madje shprehen të vendosur se do t’i japin Kosovës një qeveri kredibile, sepse vetëm me kthim tek qytetari do të mund të ndalet zhytja e Kosovës edhe ëe tutje në krizë ekonomike e politike.
Këso deklaratash zyrtarët e lartë të LDK-së, i kanë thënë edhe sot në Prizren ku u shënua 28 vjetorit i themelimit të degës në këtë qytet.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se po mos të ishte LDK-ja, nga zhvillimet e muajve të fundit, pushteti do të kishte humbur komplet busullën dhe drejtimin pro evropian që ka pasur Kosova.
Ai tha se janë të vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dakordimit për datën e zgjedhjeve apo edhe formave tjera.
“Keni dëgjuar qëndrimin unanim të deputetëve të LDK-së që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo pse LDK donë të vijë në pushtet, por sepse sa më shpejt që mbahen zgjedhjet këputet mundësia që vendi më shumë të thellohet jo vetëm në krizë ekonomike, por në krizë institucionale. Javën që shkoj kemi parë një krizë të paimagjinueshme, një rënie komplet e hierarkisë komanduese të shtetit të Kosovës. LDK si parti institucionale nuk e lejon këtë. Jemi të vendosur që vendi sa më parë të shkoj në zgjedhje në mënyrë të dakorduar siç jemi duke kërkuar, të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, të bëjmë përgatitjet e nevojshme. Por ju garantoj se nëse nuk ka gatishmëri të tillë ne do të ndërmarrim procedurat ligjore kushtetuese, që na lejon Kushtetuta për të quar vendin në zgjedhje në mënyrë të rregullt, në mënyrë që t’i japim vendit një qeveri kredibile të besueshme në sytë e qytetarëve, që punon pë r qytetarët, jo për politikanët”, tha Hoti, raporton kp.
Duke folur për 28 vjetorin e themelimit të LDK-së në Prizren, Hoti tha se historia e LDK-së është vet historia e Kosovës.
“Kemi një histori të bujshme, 28 vjeçare si parti politike dhe krejt historia e LDK-së është histori e Kosovës, në çdo fazë, në çdo etapë prej themeluesve që jeni prezent disa prej tyre këtu. Ata që kanë marrë armët dhe kanë luftuar, përfshirë kryetarin e degës edhe veteranë të luftës, edhe përpjekjet për të shpallë pavarësinë, edhe ndërtimin e shtetit. I bëmë dhjetë vjet shtet dhe realisht dhe askush nuk e ka menduar që mund të sfidohemi me themelet e shtetit në dhjetë vjetorin e pavarësisë. Unë ju garantoj që ne bashkë me kolegët në kuvend, jemi të vendosur që mos të lejojmë të ndryshojmë kursin pro evropian dhe pro amerikan të Kosovës. Ju garantoj për këtë, do ta qojmë deri në fund këtë amanet, për hirë të atyre që kanë themeluar LDK-në”, theksoi ai.
Ndërsa, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se edhe sot vizioni i ish presidentit Rugova mbetet vizion i ardhmërisë për Kosovën.
“Jemi këtu për të nderuar punën e secilit që jeni këtu, për të nderuar punën edhe të atyre që nuk janë këtu, që vendoset në kohët me të vështira që të mos përkuleshit në kohët me të vështira, por u bashkuat rreth vizionit të presidentit Rugova për liri, pavarësi, demokraci dhe atë deri në sakrificë. Edhe sot e kësaj dite vizoni i tij për shtet të lirë e demokratik, të orientuar drejt integrimit evropian e në miqësi të përhershme me SHBA-në, mbetet vizioni i ardhmërisë për Kosovën edhe në shekujt e ardhshëm. Shumë era e fortuna kanë fry e po fryjnë si nga brenda e nga jashtë por kështjella jonë ka themele të forta, të çelikosura, edhe nga djersa e gjaku i secilit kosovar”, tha Avdyli.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren u themelua më 7 prill të vitit 1990. Përvjetorin e themelimit kjo parti po e shënon pa liderin e saj, ish kryeministrin Isa Mustafa, i cili aktualisht gjendet për shërim në Gjermani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025