“Mësojmë dhe punojmë”, quhet piktura e realizuar nga Çlirim Ceka më 1969, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Personazhet e zgjedhur nga artisti janë tipikë të kohës. Ata vijnë nga metalurgjia apo fusha të tjera të prodhimit. Piktori Ceka i përket artistëve të rëndësishëm shqiptarë të realizmit socialist.
Ceka ka kryer Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë dhe po në këtë Institut ka punuar si pedagog i grafikës në vitet (1970-1975). Ai bënte pjesë në grupin e piktorëve të realizmit socialist që trajtuan tablonë kompozicionale me prirje monumentale dhe me dimensione të mëdha.
Kjo prirje e piktorëve të rinj të realizmit socialist, të porsa diplomuar, drejt dimensioneve të mëdha, krijoi tek këta artistë mundësinë e trajtimit të kompozimeve dhe sfondeve në formë simbolike e mjaft dekorative, gati pllakateske. Ky grupim artistësh përbëhej nga artistët që sapo ishin diplomuar në Akademitë lindore dhe ata të diplomuar në Shqipëri, të cilët sollën risi në pikturën shqiptare në vitet 1960-1970, sepse krijuan një lëvizje artistike drejt tablosë monumentale të propagandës me dimensione të mëdha.
Tematika e tablove ishte pjesë e propagandës politike, “arti i porositur” apo “arti i angazhuar” i kornizuar brenda kanoneve të realizmit socialist me temat slogane të kohës, “pasqyrimi i njeriut të ri”, “ndërtimi dhe transformimi socialist i vendit@ dhe “tabloja historike heroike”. Piktori Ceka ka realizuar edhe një murale në hollin e Muzeun Historik, në Lushnjë më 1987, por kryesisht tematika e kompozimeve të tij në vazhdimësi ka qënë ajo e punës për ndërtimin e socializmit dhe nga puna e klasës punëtore. Në pikturën e Cekës ndjehet prirja për një pikturë larg natyralizmit apo dhe realizmit akademik.
Ai duke qënë një vizatues i fuqishëm, i realizon figurat e tij në mënyrë mjeshtërore në lëvizje duke krijuar situata të fuqishme grafike. Me mjaft interes janë tablotë nga fonderia, të cilat pasqyrojnë kryesisht mjediset e atmosferës së punës në Kombinatin Metalurgjik Elbasan. Ai ishte pjesëmarrës deri në vitin 1975 në të gjitha ekspozitat kombëtare që organizonte Galeria e Arteve dhe Ministria e Kulturës e kohës. Nga krijimtaria e artistit Çlirim Ceka në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndodhen njëzetedy vepra të viteve 1968-1994.
Nga ky koleksion gjatë mund të kujtojmë “Punojmë dhe mësojmë” , 1969 (GKA, Tiranë), “Në kufi”, 1980 (GKA, Tiranë), “Në metalurgjik”, 1983 (GKA, Tiranë), “Dropullitja”, 1984 (GKA, Tiranë), “Metalurgu”, 1984 (GKA, Tiranë) etj. Ceka ka realizuar ilustrime, kopertina librash dhe cikle grafike në teknikën e linoleumit. Ndër punimet e para grafike kujtojmë ”Punëtorët”, 1968 (GKA, Tiranë), “Fonditori”, 1968 (GKA, Tiranë), “Shkrirësit”, 1969 (GKA, Tiranë) etj. Veprat e tij ndodhen edhe në Galeritë e Arteve të qytetit të Elbasanit (tre vepra), të Lushnjës (një vepër) dhe të Vlorës (një vepër).
Piktori Çlrim Ceka ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive që Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur jashtë Shqipërisë si në Pekin, RP të Kinës (1967), në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt (1968), në Shangai, RP të Kinës (1968), në Prishtinë, Kosovë (1972), Paris (Francë), Romë (Itali), Athinë (Greqi), Spezano Albanese (Itali), Grac (Austri), Gorica-Kroaci (1997), Selanik (Greqi). Më 1998, artisti emigroi në qytetin e Selanikut, në Greqi, ku zhvillon veprimtarinë artistike dhe jeton aktualisht me familjen. Ai është anëtar i shoqatës së artistëve SKET-BE (Shoqata e artistëve figurativë të Greqisë së veriut) ku bëjnë pjesë artistë grekë, rusë, holandezë, indianë.
Në krijimtarinë e kësaj periudhe, Ceka realizon vepra ekspresive figurative, me vija e njolla kryesisht gjeometrike që arrijnë deri në linja të ashpra grafike ku mungon imazhi. Krijimtaria e Çlirim Cekës në Greqi u fokusua kryesisht në gjininë e grafikës. Në koleksionin e kësaj periudhe artisti realizon grafika abstrakte si dhe ato me tema shqiptare (me motive folklorike). Ai synon në këto punime grafike drejt një gjuhe artistike të thjeshtëzuar, të stilizuar drejt dekorativitetit abstrakt. /GKA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Shfaqja që thërret njerëzoren!
“Dekalogu” i Ballit Kombëtar
Jeta në komunizmin shqiptar
Masonët në kufirin midis faktit dhe sajesës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë