LAJMI I FUNDIT:

Rreth 10 mijë turistë për festën e Pashkëve në Dojran

Rreth 10 mijë turistë për festën e Pashkëve në Dojran
????????????????????????????????????

“Akomodimet në sektorin komercial dhe privat në Dojran kanë filluar të mbushen që nga dita e djeshme, kështu që nuk mund të gjendet asnjë vend bosh”.

këtë e deklaroi sot kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov. Sipas tij, në plazhet e Dojranit ka rreth 10 mijë turistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët turistik thonë se numri më i madh i turistëve është nga vendi jonë, ndërsa në numër më të vogël janë nga vendet e jashtme, sidomos pak turistë ka nga Greqia dhe Turqia, të cilët kanë rezervuar për vetëm një ditë.


Festa e Pashkëve ka sjellur turistë edhe në Liqenet e Strugës dhe Ohrit./Telegrafi/