LAJMI I FUNDIT:

Marko Gjuriq merr leje që të vijë në Kosovë

Marko Gjuriq merr leje që të vijë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pritet të vijë të shtunën në Kosovë, por me leje të institucioneve të vendit.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, këshilltari i zëvendëskryeministrit njëherësh ministritë të Punëve të Jashtme (MPJ) Behgjt Pacolli, Jetlir Zymberaj.

Zyberaj tha se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së Pashkëve ortodokse.


Përmbledhje pamjesh: Gjithçka çfarë ndodhi në aksionin për arrestimin e Marko Gjuriqit (Video)
Lexo po ashtu Përmbledhje pamjesh: Gjithçka çfarë ndodhi në aksionin për arrestimin e Marko Gjuriqit (Video)

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse.  Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, theksoi Zyberaj.

Ai tha se Gjuriq do t’i respektoj rregullat ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë.

Arrestimi i Gjuriqit, Maxhuni raporton para deputetëve (Video)
Lexo po ashtu Arrestimi i Gjuriqit, Maxhuni raporton para deputetëve (Video)

“Me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, potencoi Zyberaj për Telegrafin.

Ndryshe, Gjuriq hyri në Kosovë më 26 mars, pa lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Ai u arrestua  në veri të Mitrovicës nga forcat speciale të Policisë së Kosovës ku më pas u transferua në Prishtinë, nga ku u mor në pyetje dhe  u dëbua për në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori