Punëtorët e Postës së Kosovës ende nuk i kanë marr pagat e tyre. Arsim Mehmeti nga Posta nëpërmjet postës elektronike njofton se edhe pse sot është dita e gjashtë e prillit Posta nuk ka mundur që të ekzekutojë pagat për punonjësit e tyre.
Mehmeti njofton se gjendja e ndërmarrjes mbetet ende e rëndë.
“Vonesat në kryerjen e obligimeve të pagave për punonjësit na kanë shqetësuar shumë, ndërkaq reagimet dhe kërkesat e sindikatave për ekzekutim të pagave i konsiderojmë të drejta”, thuhet në njoftim.
Mehmeti po ashtu jep edhe arsyet pse Posta ndodhet në këtë gjendje
“Ne kemi kërkuar me kohë mbulimin e humbjeve që kemi në Shërbimin Universal Postar përmes dhjetëra shkresave zyrtare drejtuar Qeverisë, që nga viti 2013 e deri me tani, por edhe pse është obligim ligjor mbulimi i këtij shërbimi i cili rrjedh nga Ligji mbi Shërbimet Postare dhe Marrëveshja e nënshkruar nga MZHE dhe Posta e Kosovës, e cila precizon qartë që kur Posta nuk mund të mbulojë shpenzimet e këtij shërbimi, Qeveria duhet ta mbulojë humbjen. Ne ende nuk kemi asnjë vendim pozitiv në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Sipas Mehmetit përmbaruesi privat por edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë dhënë qëndrimin e tyre që Qeveria është e obliguar t’i paguaj Postës 3,504,341.89 euro përfshirë ne këtë vlerë kamatën dhe shpenzimet tjera deri në datën kur janë nxjerr vendimet (të bashkangjitur keni vendimin e përmbaruesit dhe vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë).
Faktor tjetër që po ndikon në vonesat e ekzekutimit të pagave të punonjësve, sipas Mehmetit është vonesa e Telekomit të Kosovës në kryerjen e obligimeve kontraktuale që ka me Postën e Kosovës.
“Prandaj, edhe njëherë kërkojmë nga aksionari (Qeveria e Kosovës), që kërkesat tona t’i trajtojë me seriozitet dhe që nga java e ardhshme të organizohen takime intensive ndërmjet MZHE-së, Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit të Ndërmarrjes si dhe sindikatave të punëtorëve, për tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë”, thotë Mehmeti.
Mehmeti tha më tutje se Posta e Kosovës do ta kalonte krizën shumë shpejt, po të kishte veprime konkrete nga ana e Qeverisë së Kosovës, e jo vetëm fjalë.
“Është e pa pranueshme për ne që Aksionari shërbimet që i kryen çdo postë në Rajon nuk ia kalon ndërmarrjes së vet, pronës së vet, por vazhdon që këto shërbime t’ua ofroj operatorëve privat, me kosto shumë të lartë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë