LAJMI I FUNDIT:

Piloti detyrohet ta ngrit sërish në ajër aeroplanin për shkak të erërave të forta, edhe pse rrotat i prekin në pistë (Video)

Piloti detyrohet ta ngrit sërish në ajër aeroplanin për shkak të erërave të forta, edhe pse rrotat i prekin në pistë (Video)

Një aeroplan gjigant për shkak të erërave të forta që frynin me 80 kilometra në orë, nuk ka arritur të aterrojë në pistë.

Pamjet e filmuara me telefon të mençur shfaq momentin kur aeroplani komercial tentonte të aterronte në aeroportin e Bilbaos në Spanjë, por kur dukej se gjithçka po shkonte mirë dhe rrotat prekën në pistë, piloti u detyrua ta ngrit sërish në ajër, transmeton Telegrafi.

Videoja që është shikuar nga mijëra persona, tregon se si erërat e forta e shtynin anash aeroplanin sikur të ishte i ndërtuar prej “letre”.


Dhe për ta shmangur më të keqen, piloti në sekondat e fundit u detyrua ta ngrit aeroplanin sërish në ajër edhe pse rrotat i kishin prekur në pistë. /Telegrafi/