LAJMI I FUNDIT:

Apeli refuzon ankesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetëve që hodhën gaz lotsjellës 

Apeli refuzon ankesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetëve që hodhën gaz lotsjellës 

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.03.2018, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e organit të ndjekës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.M., Xh.S., S.Z., dhe F.P. –D.

Të katërtit, po dyshohen se secili veç e veç ka kryer veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose  posedim të pa autorizuar të armeve” nga nëmi 374, i po të këtij kodi.

Policia arreston deputetët e VV-së që hodhën gaz lotsjellës (Foto)
Lexo po ashtu Policia arreston deputetët e VV-së që hodhën gaz lotsjellës (Foto)

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par. 1, nën-par. 1.2, pika 1.2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për caktimin e  masës së paraburgim, pasi që sipas shkresave të lëndës, nuk ekziston rreziku se të pandehurit do të mund të ikin apo arratisen, iu dihet identiteti dhe vendbanimi i përhershëm, të njëjtit janë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se i kanë premtuar gjykatës se do të paraqiten pranë saj sa herë që do të ftohen.


Ndryshe, deputetët që dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën kur votohej për Demarkacionin me Malin e Zi janë: Drita Millaku, Xhelal Sveçla, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Bugaqku i KDI-së: 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për të zhbllokuar Kuvendin

Lajme
Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Lajme
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Drejtësi
Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Në Veternik të Prishtinës zbulohet laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara

Kronika e Zezë
Kalo në kategori