Nuk mund të mungonte në dokumentarin “Jetë e trazuar” një nga miqtë më të mirë të Françesk Radit, kompozitori Aleksandër Lalo. Për fat, xhirimet për dokumentarin janë bërë përpara se ai të ndahej nga jeta dhe është e çuditshme se si fjalët e tij përmbyllëse në dokumentar, për mikun e tij, ishin pikërisht këto: “Do të takohemi sërish miku im, nuk e di se kur, por do të takohemi sërish”. Në fakt, Lalo ishte i pari që shkoi për të takuar mikun e tij, pak muaj më pas… Si më poshtë, Lalo ka treguar një pjesë të historisë së njohjes së tyre dhe miqësinë që zgjati deri sa të dy u shuan…
“Franko vishej modern për kohën, sipas mundësive që ishin atëherë, por rrobat e tij ishin ndryshe nga shumë të tjerëve. Unë, atë kohë, kam qenë drejtues i cirkut amator, pastaj krijova formacionin tim muzikor pranë RTSH-së. Franko, në atë kohë, nisi të shkruante këngët e para dhe u bë një festival i famshëm shumë.
Quhej Festivali i Studentëve dhe shkonin këngëtarë që ishin në fakultete të ndryshme, që mund të kishin qenë për flaut, violinë apo një tjetër instrument, e që për shumë arsye kishin ndërruar degë. Bëhej tek Akademia e Arteve festivali dhe unë kam drejtuar Festivalin e dytë të Studentëve. Morëm dhe një kompleks vajzash nga gjuhët e huaja, sepse sapo kishte dalë filmi ‘12 vajza dhe një djalë’.
Franko në këtë festival bëri këngën ‘Adresa’, të cilën e orkestrova unë. Na përkrahën në fillim, sepse kishim mjaft krijime të guximshme. Festivali i Studentëve ka qenë paraprijës i Festivalit të 11-të dhe bënte po aq bujë në radhët e rinisë sa edhe ai. Pastaj Franko bëri këngën ‘Biçikleta’. Këto ishin dy këngët përpara Festivalit të 11-të, ku Franko doli pastaj me këngën e Vietnamit. Festivali i 11-të përkoi edhe me mbarimin e shkollës e pas kësaj ne na qarkulluan. Sigurisht që mund të na kishin vendosur më afër, jo aq larg, në Kukës, për shembull, ku shkova unë.
I gjithë kursi, edhe ata që nuk ishin pjesëmarrës në Festivalin e 11-të, u shpërndanë. Fjalët për njëfarë modernizimi të Frankos kishin qarkulluar, por edhe në përgjithësi kështu u caktuan gjërat, pavarësisht se dy apo tre njerëz ishin pak më larg se të tjerët.
Mua më dërguan shef muzike në Kukës, ndërsa Frankon në Fushë-Arrëz dhe Pukë. Atje, ai, po t’i referohemi Biblës që thotë se çdo e keqe e ka edhe një të mirë, u përshtat dhe arriti të marrë prej motiveve të zonës. Madje, ne edhe jemi edukuar kështu.
Im atë më thoshte gjithnjë: ‘Sandër, nuk mund të bëhesh kompozitor në qytet. Duhet të dalësh, të shkosh të njohësh motivet popullore’, kështu ka qenë koha atëherë, kështu jemi rritur ne. Po flas edhe për vete, sepse kemi qenë bashkëkohës dhe duhet kuptuar fryma e përgjithshme. Franko njohu atje motivet popullore, nisi të bëjë këngë të reja, tashmë të ndryshme nga ato që kishte bërë në Tiranë.
Edhe pas viteve ’90, ka shumë këngë që i ka bërë me frymën e veriut. Jo vetëm prej pranisë së çiftelisë, por është e gjithë fryma e tillë, sepse njeriu, sido që të jetë, kur jeton në një ambient të caktuar, do ndikohet. Edhe në mënyrë intuitive do përdorësh elemente të folklorit apo gjuhës. Ndoshta ndenjëm atje më shumë sesa duhet, por në një mënyrë edhe na shërbeu ajo përvojë. Pas kohës së Fushë-Arrësit, Franko erdhi në Tiranë ku punoi si instrumentist, pas viteve ’80, në cirk dhe më vonë në RTSH.
Ai kishte qejf edhe të këndonte, që prej fillimit të punës së tij, por u krijua një thashethem i çuditshëm në atë kohë, që nuk kishte të bënte me instancat politike. Thuhej se imitonte Adriano Celentanon. Unë mendoj që një pjesë të budallallëqeve tona ne ia kemi bërë njëri-tjetrit. Krijohen thashetheme nga poshtë prej egove e xhelozirave, herë të fshehura e herë të bëra haptazi dhe krijohet një thashethem, që është i vështirë të largohet.
Në të vërtetë, Franko nuk kishte lidhje fare me Celentanon, sigurisht që e pëlqente, kjo është një gjë tjetër, por jo ta imitonte apo të përpiqej t’i ngjante. Franko dilte edhe me kitare. Kemi qenë gjithmonë miq, rrëfeheshim te njëri-tjetri. Franko ka qenë natyrë e mbyllur, nuk i pëlqenin servilizmat, zhurmat e mëdha. Ka qenë njeri shumë i drejtë! Mua nuk më pëlqejnë as këto fjalët e mëdha që dëgjoj në televizion e gazeta që flasin për madhështira e për shkëlqësira.
Bëra një koncert dhome ca kohë më parë dhe u çua të fliste një miku im poet. ‘Dëgjoni’, tha, ‘ka një inflacion fjalësh, si të bëjmë kur me të vërtetë një njeri është i madh, si t’i themi atij se janë konsumuar fjalët’? Më kuptoni se çfarë dua të them?! Tani nuk dimë më as si t’i quajmë njerëzit për t’i vlerësuar, sepse janë bërë të gjithë madhështorë e të shkëlqyer!”, ka treguar Lalo. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLufta e Koresë: Gjenerali amerikan që për pak nuk e nisi luftën bërthamore
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
FRANCESCA
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali