LAJMI I FUNDIT:

30 vite redaktore: Anna Wintour largohet nga ‘Vogue’

30 vite redaktore: Anna Wintour largohet nga ‘Vogue’

Nuk mund të mendohet Revista ‘Vogue’ pa Anna Wintour dhe Anna Wintour pa revistën ‘Vogue’, por mesa duket nga shtatori i vitit 2018 duhet të bëhemi gati që t’i ndajmë të dyja nga njëra tjetra.

Më 2 prill, Page Six njoftoi se Anna Wintour, redaktorja e plotfuqishme e prestigjiozes ”Vogue” do të largohet nga revista në shtator 2018.

Sipas “Page Six” Anna nuk do të zëvendësohet kurrë sepse pushteti i saj kulturor, financiar dhe politik është unik, pavarësisht talentit që dikush mund të ketë për t’u emëruar redaktor.


Kur Wintour mori drejtimin e “Vogue” në vitin 1988, revistat e shtypura ishin lajmet kryesore për dashamirësit e modës, për të parë koleksionet e projektuesve të tyre të preferuar, sigurisht që kishte revista të tjera mode përveç “Vogue”, por kjo e fundit u shndërrua në ikonën e atyre viteve por edhe në vitet pasardhëse.

“Vogue” nuk do të jetë më e njëjta pa Wintour, kështu janë shprehur edhe kritikë të ndryshëm të shtëpive të modës, ajo nuk do të jetë e njëjtë pa redaktoren e famshme ose “Presidente e Revistës” një titull që ajo e fituar ndër vite.

Mendohet se zëvendësuesi i saj do të jetë redaktori i Vogue UK, Edward Enninful.

Kur Wintour mori frenat në Vogue në vitin 1988, revistat e shtypura ishin priza kryesore për dashamirët e modës për të parë koleksionet e projektuesve të tyre të preferuar.

Nëse redaktorët e revistave në atë kohë nuk e konsideronin punën e një projektuesi të vlefshëm, lexuesit kurrsesi nuk mund ta shihnin këtë koleksion. Sigurisht në atë periudhë kishte edhe revista të tjera në treg, por Vogue u bë stema definitive, apo e quajtur si ikona e modës.

Kryeredaktorja e revistës Vogue, Anna Wintour, është femra më e fuqishme në botën e medias dhe argëtimit – bën të ditur Forbes.

Në listën e këtij viti, Forbes bazohet në paratë e fituara, përmendjen në media dhe ndikimin e përgjithshëm, ndërsa Anna është për tri dekada një prej personaliteteve më me ndikim në botë.

Analistja Alice Enders ka një teori për arsyen pse ajo është në krye të listës, transmeton BBC.

“Është shumë e thjeshtë. Arsyeja pse Anna Wintour është numër 1. Ajo është femra më me ndikim në mediat e shtypura, ndërsa revista Vogue është në maje të shijes dhe modës së femrave”, ka thëna ajo.

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve

Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori