LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Taksa në Rrugën e Kombit një kalkulim shumë i çuditshëm (Video)

Haradinaj: Taksa në Rrugën e Kombit një kalkulim shumë i çuditshëm  (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për taksën që Shqipëria ka vendosur në Rrugën e Kombit.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se është i befasuar me çmimet që janë vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.

“Është e lartë për besë. Nuk kemi biseduar me Qeverinë e Shqipërisë, por është taksë e lartë”, ka thënë Haradinaj.


Ai ka theksuar se kalkulimet e tilla dëmtojnë qytetarët.

“Nuk mundesh me i vendosë një kamioni një taksë prej 50 euro vajtje- ardhje, dhe 25 euro për skaner. Pra po thuajse 100 euro taksë,.. atëherë çka na duhet Unioni Doganor. Është shumë e pakuptueshme, nuk po kuptoj çka po ndodhë. Është një kalkulim shumë i çuditshëm”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për formimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se varianti që Lista Serbe ta votojë ushtrinë, është shumë i vështirë…

“Nëse mbarohet statusi, atëherë nuk ka ndalesa në votë. Varianti tjetër është me ligj, dhe ndoshta më vonë edhe me kushtetutë…” ka thënë Haradinaj . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori