Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti e ka cilësuar si kidnapim deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.
Ai ka thënë se me rastin e deportimit të shtetasve turq janë shkelur të drejtat e njeriut dhe veprimet e tilla janë kundër orientimit euro atlantik të Kosovës.
“Ne shtetin demokratik të Kosovës të deportuarve nuk iu është lejuar asnjë kontakt me familjarët e tyre. AKI-ja kishte kërkuar revokimin e leje të qëndrimeve të këtyre personave, me arsyetimin se e cenojnë sigurinë kombëtare. Si mund të ndodhte kështu kur këta njerëz që kishin arsimuar gjenerata të tëra, ku 80 për qind të politikanëve i kishin shkolluar fëmijët në kolegjet ‘Mehmet Akif”, ka shtuar Hoti.
Shefi i GP-së së LDK kërkoi rezolutë lidhur me këtë çështje.
“Kërkojmë rezolutë që drejtori i policisë, drejtori i AKI-s, kryeprokurori i shtetit, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ai i Drejtësisë të raportojnë brenda tri ditësh me shkrim për procedurat që janë ndjekur me këtë rast. Kërkojmë formimin e Komisionit parlamentar për të zbardhur këtë rast. Përgjegjësit e këtij skandali të japin përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet e rendit që përgjegjësit e këtij skandali t’iu sigurohet e drejta për gjykim të drejtë dhe transparent, përfshirë edhe të drejtën e ankesës”, ka thënë ai.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon që të votohet rezoluta si në vijim:
- Drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm, Ministri i Drejtësisë, Autoriteti i Aviacionit bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, brenda tri dite të raportojnë me shkrim në Komisionin përkatës Parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast.
- Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të zbardhur këtë skandal, që ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.
- Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
- Kuvend i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë që përgjegjësve të këtij skandali institucional t’ju respektohet e drejta për gjykim të drejtë, transparent, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe të drejtën e ankesës, të cilën gjë këta ju mohuan gjashtë shtetasve turq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova