Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaq një qytetar që arrin të blejë në farmaci medikamentin e quajtur, i cili është shumë i rrezikshëm dhe përdoret vetëm në kushte spitalore.
Fillimisht farmacisti i kërkon qytetarit të lërë para kapar në mënyrë që t’ia porosisë medikamentin e ndaluar. Më pas ia dorëzon atë, por i kërkon ta mbajë fshehur.
TAKIMI 1
Pacienti: Si kaluat?
Farmacisti: Mirë.
Pacienti: Metadon?
Farmacisti: Çfarë Metadoni? Që pihet?
Pacienti: Po!
Farmacisti: Jo, vetëm ngjitës…
Pacienti: Ngjitës? Po ngjitës?
Farmacisti: Po, ta bëjmë me porosi….
Pacienti: Ti bën?
Farmacisti: (Pohon me kokë)
Pacienti: Mbaron punë?
Farmacisti: Ë?
Pacienti: Më mbaron punë, them?
Farmacisti: Besoj, se po…
Pacienti: E njëjta është ajo me atë që pihet?
Farmacisti: E njëjtë… tani, ajo… e thith lëkura, e ke parasysh? Në qoftë se nuk gjen nga ajo që pihet… do ta porositësh nga ajo tjetra pastaj.
Pacienti: Kur të vij?
Farmacisti: Është me emër Fentanyl…
Pacienti: Fentanyl? Nuk është Metadon?
Farmacisti: Jo…
Pacienti: Të njëjtin efekt ka?
Farmacisti: I njëjti ilaç është…
Pacienti: I njëjti ilaç…ë?
Farmacisti: Domethënë ka vetëm që e ngjit.
Pacienti: Mirë, po nuk gjeta kështu të lëngshëm…
Farmacisti: Pastaj taksirat të marrësh kështu…
Pacienti: Të pyes njëherë te farmacitë e tjera.
Farmacisti: Pyet një herë se mos gjen!
TAKIMI 2
Pacienti: Ça bëre? Isha edhe pak më parë për Metadonin. Do më bësh një porosi Fentanyl?
Farmacisti: Do leje…
Pacienti: Sa kushton ajo?
Farmacisti: Ja ta shoh çmimin.
Pacienti: Shikoje njëherë çmimin…!
Farmacisti: Ka 25 dhe 50.
Pacienti: 25?
Farmacisti: Dhe 50 mlg, është më e fortë.
Pacienti: 50 mlg është më e fortë? Po si çmim?
Farmacisti: Atëherë kjo është… 25 mlg është 3 mijë e 500 lekë një. Kurse 50 mlg, është 6 mijë lekë.
Pacienti: Më jep këtë 50!
Farmacisti: Është me 5 copë ajo kutia.
Pacienti: Sa i bie? 6×5=30.
Farmacisti: 30. Do lësh një kapar që ta marrim.
Pacienti: Ndonjë 5 mijë lekësh, 10 mijë lekësh, sa do?
Farmacisti: Një 5-she. Për nja një orë, një orë e gjysmë se më shpejt nuk vjen dot.
TAKIMI 3
Pacienti: Mirëmëngjes! Ça bëre?
Farmacisti: Mos i mbaj në dorë!
Pacienti: Sa kanë ngelur?
Farmacisti: Atëherë ishin 27 e 500, ti më ke dhënë 5 mijë mua, atëherë ke për të më dhënë edhe 22 e 500.
Pacienti: 40 ke aty…
Farmacisti: S’kishe të tjera?
Pacienti: Jo s’kam për Zotin!
Farmacisti: Në rregull?
Pacienti: Faleminderit!
Farmacisti: A t’i kam dhënë në rregull? Duhet të kesh 17 e 500.
Pacienti: Në rregull, në rregull. Po kshu, a është?
Farmacisti: Është e fortë ajo….
Pacienti: E fortë!
Farmacisti: 50 mlg është, që lëshohet në lëkurë, e këput, e kupton?
Pacienti: Nëse ka ndonjë efekt se e kam shok, të paktën ta orientoj…
Farmacisti: Aman, vetëm nëse e njeh se e di si janë… janë me probleme. Duhen me tre vula të kuqe. Mezi m’i ka sjellë njëherë… mora shefin aman m’i sill i thashë. Më tha ku e ke atë, i thash ec se e kam për një personin tim se është keq. E kupton? Duhet t’i lëshojë mjeku i… toksikologu me tre vula të kuqe se ajo është… e di ti vetë, e ke parasysh. Kështu që…
Pacienti: Ika! Faleminderit! Mirupafshim!
Farmacisti: Mirupafshim! Kalofsh mirë!
Emisioni “Stop” komunikoi me mjekun toksikolog të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Andrin Tahirin, i cili tha se “Fentanyli” është shumë i rrezikshëm dhe konsiderohet 200 herë më i fortë së morfina. Ndaj efektet që mund t’i sjellë organizmit mund të jenë fatale.
“Fetanyli hyn në grupin e anegjezikëve opiat shumë të fuqishëm, me veprim qëndror. Mendikament që përdoret vetëm në kushte hospitaliere, po e theksoj, vetëm nga personel i specializuar mjekësor sepse efektet anësore dhe në rastin e overdozave ose manipulimit nga persona jokompetent, gjithmonë ka raste fatale.
Overdozat edhe nëse ndodhin në ambientet hospitaliere gjithmonë kthehen në mënyrë spektakolare, duke qenë asistenca mjekësore. Ajo është madje 200 herë më i fuqishëm se morfina! Vdekja ndodh gjithmonë si pasojë e humbjes së reflekseve të rrugës së ajrit”./ tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Prenk-Gjeta-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj
![Shkëputja e energjisë elektrike në Shqipëri dhe rajon, Rrjeti Evropian Operatorëve të Sistemit të Transmisionit: Do të nisim hetim të detajuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rryma-380x233.jpg)
Shkëputja e energjisë elektrike në Shqipëri dhe rajon, Rrjeti Evropian Operatorëve të Sistemit të Transmisionit: Do të nisim hetim të detajuar
![Mickoski: Gjendja në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë rrënuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hristijan-Mickoski-llogo-380x233.jpg)
Mickoski: Gjendja në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë rrënuar
![U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-64-380x233.jpg)
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht
![I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-23-380x233.png)
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan
![Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-89-380x233.jpg)
Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje
![Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
![Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/viganqorrolli-380x233.jpg)
Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave
![Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/balluku-380x233.jpg)
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi