Dy ditë para se të mësohet vendimi gjyqësor për rastin e Almirit, juristët vlerësojnë se në procesin gjyqësor ka pasur parregullsi dhe shkelje të shumta. Avokati, Zvonko Davidoviq vlerëson procedura gjyqësore u shkel që me rikualifikimin e veprës duke marrë për bazë vetëm ekspertizën neuropsikiatrike. Sipas Davidoviq shkeljet e tilla dëshmojnë gjendjen e sistemit juridik në vend.
“Një ekspertizë neuropsikiatrike nuk mund të ri kualifikojë veprën. Kjo për arsye se eksperti nuk mund të konstatoj se ka pasur ose jo paramendim. Mund t’i rezultojë se ka pasur vetëdije, vetëdije të zvogëluar ose ka qenë pa vetëdije, por nuk mund të bëj kualifikim të veprës. Ajo është punë e Prokurorit Publik. Vërtet më habisin arsyet pse është ri kualifikuar vepra sepse dallimi mes dy veprave është shumë i madh. Për më tepër, fakti që as dëshmitarët okular nuk janë dëgjuar, jep imazh të keq. Fëmijën nuk mund ta kthej askush por të paktën të ketë vendim të drejtë gjyqësor”, tha Zvonko Davidoviq, avokat.
Profesori, Qebir Avizu konsideron epilogu gjyqësor i njëanshëm u paralajmërua që me kthimin e veturës tek familja Iliq, e cila sipas tij paraqet armë me të cilën është kryer vrasje.
Ditë më parë, palët në rastin e Almir Aliut thanë fjalët përfundimtare. Mbrojtja e familjes Aliu kërkoi seancë kryesore për të shqyrtuar ekspertizën psikiatrike dhe neuropsikiatrike të cilat, ashtu siç zbuloi Alsat M janë bërë nga ekspert pa licenca valide, Branisllav Stefanovski dhe Zoja Baninkostova.
Nga ana tjetër mbrojtja e Boban Iliq kërkoi lirimin e të akuzuarit pasi që sipas avokatit të Iliq, klienti tij nuk ka kryer vepër penale, por në rrethanat që është gjetur ka vepruar si pasojë e mbrojtjes së domosdoshme, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal nuk përbën vepër penale. Paraprakisht, gjatë procedurës penale gjykata nuk pranoi si dëshmi në procedurë dëshmitarët okularë.
Jashtë akuzës mbeti edhe vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq të cilin organi i akuzës dhe mbrojtja e familjes Aliu e kërkuan si dëshmitar në procedurë. Epilogu gjyqësor për rastin e Almir Aliut do të kumtohet me 5 prill, kur edhe do të dihet vendimi për të akuzuarin e parë Boban Iliq i cili ndiqet për “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe për tre të akuzuarit për dhunë, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri./alsat-m/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!