LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane

Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën ‘Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona’.

Në një postimin në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Limaj ka shkruar se të gjithë diskutuesit janë pajtuar që Integrmi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashket dhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve përkatëse.

“Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Facebook.


Postimi i plotë i Limajt:

Sot në Podgoricë nisi konferenca e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”.
Me ftesë të partive Socialdemokrate Evropiane isha pjesëmarrës i kësaj konference, e cila do t’i vazhdojë nesër punimet në Tiranë.

Të gjithë diskutuesit u pajtuan që Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashkët e jona, por edhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve tona dhe se orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i paalternativë.

Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

Ne, Nisma Socialdemokrate jemi krenarë që i takojmë vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane dhe do të punojmë me të gjitha partitë simotra në Evropë për t’i sjellë përvojat e tyre më të mira edhe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori