LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e adoleshentit palestinez që u vra nga snajperisti izraelit, pretendojnë se ai nuk ishte anëtar i Hamasit (Video, +18)

Familjarët e adoleshentit palestinez që u vra nga snajperisti izraelit, pretendojnë se ai nuk ishte anëtar i Hamasit (Video, +18)

Familjarët e palestinezit 18-vjeçar që u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite gjatë demonstratave në Rripin e Gazës, kanë mohuar se i riu ishte anëtar i grupit islamist militant Hamas, shkruan Daily Mail.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur Abdel Fattah Abd al-Nabi qëllohet për vdekje nga snajperisti izraelit derisa po vraponte në një fushë, duke mbajtur në dorë një rrotë të veturës, transmeton Telegrafi.


Ministria izraelite e Mbrojtjes ka mbrojtur veprimet ushtarake, duke i quajtur pamjet “propagandë të Hamasit” të cilat u bënë virale.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit pretendon se videoja është edituar, dhe se nuk e shfaq momentin kur al-Nabi provokon ushtrinë para se të vritej. Por, familjarët e tij janë të bindur se ai ishte i paarmatosur.

“Ai nuk kishte armë, e as molotov, por thjesht një rrotë vetura. Si është e mundur që një rrotë t’i bëjë dëm izraelitëve”, ka deklaruar vëllai i viktimës Mohamed al-Nabi, shkruan Ëashington Post.

“Ai nuk vraponte në drejtimin ku ishin të pozicionuara forcat izraelit. Ai thjesht po ikte prej tyre”, ka shtuar ai.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria izraelite e Mbrojtjes thuhet: “Gjatë demonstratave të dhunshme dhe sulmeve terroriste, forcat izraelite janë përballur me të shtëna armësh, dëme infrastrukturore, shpërthim bombash, raketash si dhe hedhje të gomave të ndezura”.

“Ministria e Mbrotjes ka operuar konform rregullave, duke qëlluar vetëm kur është nevoja duke shmangur civilët që Hamas shpesh i përdor për të kryer sulme”, thuhej ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori