LAJMI I FUNDIT:

LDK nuk e pranon kandidatin e Qeverisë për ambasador, thotë se procesi është i jashtëligjshëm

LDK nuk e pranon kandidatin e Qeverisë për ambasador, thotë se procesi është i jashtëligjshëm

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar sot lidhur me mbajtjen me dyer të mbyllur të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, e ku është intervistuar një kandidat për ambasador, i propozuar nga Qeveria Haradinaj.

GP i LDK-së thotë se ky është një proces i paligjshëm dhe për këtë kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Lexoni të plotë njoftimin e Grupit parlamentar të LDK-së lidhur me këtë çështje:


“Sot, më datë, 3 prill 2018, përfaqësuesja e AAK-së në Komisionin për Punë të Jashtme, e mbështetur nga anëtarët e tjerë të Komisionit nga radhët e koalicionit qeverisës si dhe përfaqësuesi i GDP-së, kanë mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura, ku është intervistuar një kandidat për ambasador, i propozuar nga Qeveria Haradinaj.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës e konsideron këtë proces të paligjshëm dhe për këtë arsye Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarja e këtij komisioni deputetja Doruntinë Maloku, kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore.

Neni 7.7i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës kërkon që së paku 50% të të emëruarve si shefa misionesh të jenë Ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politik. Meqenëse përqindja e të emëruarve politikë në Ambasadat e Kosovës anekënd botës tashmë është tejkaluar dhe arrin në rreth dy të tretat , gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, përfaqësueset e LDK-së në Komision, kanë propozuar që mos të ketë emërime të reja politike derisa të rregullohet kuota prej 50/50, e kërkuar me ligj.

Po ashtu, Grupi Parlamentar i LDK-së  konsideron se nënshkrimi i rekomandimeve të tilla nga ana e Presidentit të Kosovës, bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori