Një figurë e kulturës shqiptare e shekullit XVII është edhe Mati Dudesi. Për të flet për herën e parë Frang Bardhi, në një letër që mban datën 8 shkurt 1637. Bardhi e përmend Dudesin së bashku me dijetarin durrsak Stefan Gaspëri, duke theksuar se të dy “janë njerëz që meritojnë dhe po shkojnë duke u rritur në virtyte, sikurse kishin nisur për së mbari”.
Si Stefan Gaspëri, ashtu edhe Mati Dudesi, janë marrë me poezi dhe kanë shkruar vargje apologjike për mikun e tyre të ngushtë Frang Bardhin. Këto vargje në latinisht janë botuar në vitin 1635 në fjalorin latinisht-shqip të Bardhit, me qëllim që të lartësonin veprën shkencore dhe patriotike të këtij të fundit. Në librin “Bibliographie albanaise” (Laipzig, 1973, faqe 27), Emil Legrandi, duke bërë përshkrimin e fjalorit të Bardhit të vitit 1635, flet edhe për vargjet e Mati Dudesit, “tri distiktë të Mati Dudesit Dalmatin që i adresohen autorit” – d.m.th. Bardhit.
Te “Pasqyra e të Rrefyemit”, janë gjashtë vargje të karakterit kushtimor. Më poshtë është përkthimi i tyre në gjuhën shqipe:
Në doni të hidhni një vështrim në fushëgjerat e Epirit,
Do të shihni qytetet që ngrihen jo larg botës Argolike,
Viset e gjeniut, luftëtar epirotas që dërrmoi kryeparët osmanë,
Duke i spërkatur me gjak anadollak gjysmëhënat e tyre.
Merreni këtë libër me dokumentet e gjalla të gjuhës arbërore,
Lexoni, rilexojeni e ruajeni si thesar përbrenda shpirtit tuaj!
Kjo poezi ka rëndësi për letërsinë e kulturën shqiptare të shekullit XVII. Ajo është me karakter patriotik dhe evokon figurën e gjeniut të lirisë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të cilin, sipas cilësimit të kohës, e quan “epirotas”. Ajo lartëson gjuhën arbërore, gjuhë e cila është shenja kryesore e kombit, siç do të shprehej edhe vetë Bardhi.
Aty bie në sy krenaria e madhe për gjuhën kombëtare, të cilën e ka folur Skënderbeu, gjuhë që u quajt e denjë si gjuhë kulture nga Frang Bardhi, duke i kushtuar një fjalor, vepër me vlera leksikografike, një ndër të parit e këtij lloji në Evropë, ndërkohë kur shumë kombe nuk e kishin ende një vepër të tillë.
Mbiemri Dudesi lidhet me shqipen Dudë. Më 1493 përmendet një Aleks Duda, kanonik i Drishtit. Prof. Dh. Shuteriqi e shpjegon Dudë, Duda, me emrin e një lloj mani të zi, ose të mishit të dhëmbëve (“Studime filologjike” Nr. 1, 1981, f. 174). Kurse emri Mati është i përdorur shumë nga shqiptarët në mesjetë, sidomos në veri. Sipas studiuesit nga Kosova, M. Tërnova, ndër antroponimet më karakteristike në Kosovë është emri Mati, i cili në defterët osmanë del i shënuar gjithmonë si emër edhe si mbiemër. Më 1427 përmendet një Mati nga Ulqini, më 1430 një Mati Spani etj.
Mati Dudesi ndoshta ka qenë moshatar me Stefan Gaspërin, i cili ka lindur dy vjet më pas Bardhit, në vitin 1608 e vdiq në vitin 1680. Mati Dudesi, si dhe Stefani, ka kryer kolegjin e Loretos. Ka mundësi të ketë vazhduar edhe studime më të larta në Romë.
Mati Dudesi, ashtu si Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjergj Vlladanji, Stefan Gaspëri, Daniel Korteze, Lukë Bogdani, Lukë Suma, bën pjesë në bashkësinë e dijetarëve e të poetëve shqiptarë, që dhanë kontribut për zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare, për fuqizimin dhe ngritjen e saj në një hip të ri cilësor. Për fat të keq, të dhënat për Mati Dudesin janë të pakta. /Moikom Zeqo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Lufta e Koresë: Gjenerali amerikan që për pak nuk e nisi luftën bërthamore
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
DURIMI
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali