LAJMI I FUNDIT:

Të enjten merret vendimi për vrasësin e Almirit

Të enjten merret vendimi për vrasësin e Almirit

Avokatët e palëve në rastin e Almir Aliut thanë fjalët përfundimtare. Pas tre ditëve, Gjykata Themelore e Kumanovës do të duhet të kumtojë vendimin. Mbrojtja e të akuzuarit të parë Boban Iliq kundërshtoi edhe rikualifikimin, duke kërkuar që Iliq të lihet në liri, ndërsa Gjykata të sjell vendim se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” por me veprën “nevojë ekstreme” e cila realisht nuk përbën vepër penale, por veprim të cilin personi i caktuar e ndërmerr si pasojë e pamundësisë për të mënjanuar rrezikun.

“Është e drejtë e Boban Iliq që të mbrohet çdoherë kur sulmohet. Shteti duhet të mbroj qytetarët dhe kjo është e drejtë natyrore e njeriut. Kërkova lirimin e tij sepse dëshmitë janë të forta, të palëkundura dhe nga këto dëshmi vërtetohet nevoja për mbrojtje ekstreme e Boban Iliqit”, deklaroi Stevan Pavllevski, avokat mbrojtës i Iliqit.

Në fjalën përfundimtare edhe i akuzuari Boban Iliq u deklaruar si i pafajshëm.


“Nuk ndjehem fajtor. Më vjen keq për fëmijën që ka humbur jetën, por nuk ndjehem fajtor. Kërkoj të lirohem, nuk e pranoj veprën për të cilën më akuzoni”, tha i akuzuari Boban Iliq.

Mbrojtja e familjes Aliu në fjalët përfundimtare u përqendrua në skandalin e zbardhur nga Alsat M, ekspertizën neuropsikiatrike të bërë nga ekspert ligjor pa licenca. Për këtë mbrojtja kërkoi seancë diskutimi, ku gjyqi do të duhej të merrte parasysh lëshimet e Prokurorisë Publike e cila ka pranuar si dëshmi në procedurë ekspertiza të ekspertëve pa licenca.

“Duhet të hapët seanca kryesore sipas ligjit për procedurë penale. Këto rrethana të pa qartësuara të qartësohen në mënyrën e duhur. Ose të drejtohet zyrtarisht deri tek ministria e Drejtësisë ose të angazhoj Prokurorin Publik si përfaqësues i akuzës të sigurojë dëshmi nëse ekspertët kanë ose jo licenca me afat të skaduar”, deklaroi Asmir Alispahiç, avokat i familjes Aliu.

Tre të akuzuarit për dhunë, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm duke mos pranuar veprën e cila iu ngarkohet. Në fjalët përfundimtare u përmend edhe largimi i vëllait të Boban Iliq, Bojan Iliq nga akuza, i cili në kamerat e sigurisë shihet duke ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve për dhunë. Fakti që Gjykata Themelore më 5 prill do të kumtojë vendimin, nuk lë shpresa se deri atëherë mund të mbahet seancë diskutimi ku edhe do të shqyrtohen ekspertizat e bëra nga Branisllav Stefanovski, Zoja Babinkostova dhe Stoinko Zllatkovski të cilët në momentin kur janë angazhuar për të kryer ekspertizën, nuk kanë pasur licenca valide. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e goditjes me makinë nga i akuzuari Boban Iliq. Iliq fillimisht u akuzua për “vrasje”, por më pas prokurorja Suzana Kusigerska rikualifikoi veprën duke u thirrur në ekspertizën neuropsikiatrike e cila si dëshmi në procedurë është marrë pas ngritjes së akuzës./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori