LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura e ish-drejtorit të policisë, Ljupço Todorovski

Digjet vetura e ish-drejtorit të policisë, Ljupço Todorovski

Në lagjen Aerodrom në kryeqytetin e Maqedonisë sot në mëngjes është gjetur një veturë e djegur.

E njejta ishte e ish-drejtorit të policisë së Maqedonisë, Ljupço Todorovski i cili në këtë pozitë ka qenë në këtë pozitë për shtatë vite, deri në pension.

Vetura në fjalë ka qenë e regjistruar mbi një qytetar tjetër po nga Shkupi ndërsa përdorej nga Todorovski, njofton TV Telma.


Ai është tani profesor në katedrën e sigurisë në Shkup. Përveç veturës së Todorovskit, janë djegur edhe dy vetura tjera në parkingun e njejtë ku ishte vetura e ish-zyrtarit të Maqedonisë. /Telegrafi/