LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Thaçi e organizoi aksionin për deportimin e turqve, Pacolli e ndihmoi

Milaim Zeka: Thaçi e organizoi aksionin për deportimin e turqve, Pacolli e ndihmoi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, pretendon se i di emrat e personave përgjegjës për arrestimin dhe ekstradimin në Turqi të gjashtë shtetasve turq, që punonin në Kosovë.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, për ekstradimin e turqve e ka bërë përgjegjës kryesor presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror dhe institucionalë.

Postimi deputetit Zeka:


“Vetem keta gjashte persona e kane ditur per debimin e 6 intelektualeve turqe ne Kosove

1. Hashim Thaçi, president, organizatori kryesor i ketij akcioni.

2. Behgjet Pacolli, miratuesi dhe ndihmesi kryesor i Thaçit.

3. Abelard Tahiri, Minister i Drejtesise, vetem zbatues i urdherave te Thaçit.

4. Flamur Sefa, Minister i Puneve te Brendeshme, zbatues i urdherave te Pacollit dhe Thaçit.

5. Shefi i AKI-se, zbatues i urdherave te Thaçit, njeriu i cili duhet te arrestohet, te pergjigjet penalisht, dhe te denohet per jeten e gjashte njerezeve.

6. Shpend Maxhuni, zbatues i urdherave te Thaçit, i cili po ashtu duhet te shkarkohet, arrestohet dhe denohet.

Viktima te Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit jan te kater keta persona, te cilet duhet te deshmojne te verteten, pastaj te shkarkohen presidenti, bashke me Pacollin!

Te dy keta njerez kane kryer nje veper penale, kane shkelur Kushtetuten e vendit, kane shkaterruar imazhin e Kosoves, si dhe kane rrezikuar jeten e diplomateve tane neper bote!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori