Në një qendër të parë model në Gjermani do të strehohen azilkërkuesit deri sa të sqarohet me saktësi identiteti i tyre e pastaj të vendoset për dëbim apo qëndrim. Çfarë janë këto ‘qendra ankorimi’?
Në qendra të tilla ankorimi do të pritet derisa të trajtohet e gjithë procedura e azilit, prej andej azilkërkuesit duhet të kthehen, në rast se azili nuk u njihet. Nëse kanë shanse të mira qëndrimi ata do të shpërndahen në komunat gjermane. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer (CSU), tha kjo do të bëhet “kur të kihet qartësi për statusin”.
Ngritjen e qendrave të tilla e kanë miratuar në marrëveshjen e koalicionit si konservatorët e CDU/CSU-së edhe socialdemokratët.
Sipas një njoftimi të gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung (SZ), përgjegjësia për këto qendra do të jetë kompetencë e policisë federale. Por duket se kjo nuk është shumë e entuziazmuar për këtë.
Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Jörg Radek, tha se “mbikqyrja dhe trajtimi i atyre që duhet të largohen nga vendi nuk janë detyra të policisë. Ne nuk trajnojmë policë për të menaxhuar qendra burgimi”.
Ai ka dyshim për shkelje kushtetuese, nëse policia federale merret me ‘vendime që i japin fund leje qëndrimit apo masa të tilla’.
Synimi është që procedurat e azilit të përshpejtohen e të dëbohen më shpejt azilkërkuesit e refuzuar, sipas kërkesës së ministrit Horst Seehofer. Por për studiuesin e migracionit, Jochen Oltmer është e paqartë, se pse kjo nuk bëhet nga strukturat ekzistuese.
“Mund të kesh përshtypjen, se ka jo pak dyshime të Ministrisë së Brendshme kundrejt aktorëve të ndryshëm dhe institucioneve që kanë qenë deri më tani përgjegjëse”, thotë Oltmer për Deutsche Welle.
Oltmer kërkon që ministria të sqarojë, se në ç’formë do të përshpejtojnë qendrat e ankorimit dëbimet. Sepse problemet strukturore mbeten: marrja e dokumenteve të identitetit të njerëzve që duhet të largohen nga vendet origjinë.
Sipas Oltmer kjo ka të bëjë më shumë me arsye politike. Qeveria beson kështu se mund të dobësojë populistët ekstremistë të djathtë dhe ‘të kthehet në forcën e dikurshme të një koalicioni të madh’.
Drejtuesi i organizatës Pro Asyl, Günter Burkhardt, e sheh me sy kritik këtë qendër.
“Kjo është fshehja e asaj që synohet realisht, pra t‘i kalosh ata që kërkojnë mbrojtje në procedura jo të drejta’, thotë ai.
Azilkërkuesit kështu përgatiten për kthimin. Sipas tij këto qendra janë “të papërshtatshme për një procedurë azili dinjitoze dhe që respekton të drejtat e njeriut”.
Këto qendra nuk nxisin integrimin dhe Burkhardt kritikon se “Gjermania më pas ankohet për integrimin e munguar të azilkërkuesve”.
Më së voni deri në vjeshtë do të duhet të fillojë nga puna qendra e parë e ankorimit. Süddeutsche Zeitung citon sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, se ky projekt ‘do të ndiqet me prioritet të lartë’.
Sipas Mayer është logjike që për qendra të tilla të përdoren strehimore ekzistuese. Ai ka parasysh zona në Manching apo Bamberg, ku aktualisht ekzistojnë qendrat e tranzitit.
Ministria e Brendshme bavareze tregohet e hapur për qendra të tilla ankorimi. Sipas një zëdhënësi të saj, qendrat e tranzitit punojnë me sukses sepse aty punojnë së bashku disa institucione si Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Zyra Qendrore për të Huajt, Zyra Sociale e një degë e Gjykatës Administrative.
Sipas sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, federata merr më shumë përgjegjësi, por edhe landet duhet të angazhohen më shumë.
“Qëllimi duhet të jetë rritja e qendrave të dëbimit”. 400 qendra dëbimi në të gjithë vendin janë shumë pak, sipas Mayer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Norvegjia t’i kërkojë GJND-së opinion këshillues për të dënuar qëndrimin e Izraelit ndaj UNRWA-s
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit
Macron thotë Biden ka marrë vendim të mirë, duke lejuar ukrainasit të përdorin raketat amerikane për të sulmuar në territorin rus
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian