LAJMI I FUNDIT:

“Dekada e Re” – Fushata e Veselit me qytetarë

“Dekada e Re” – Fushata e Veselit me qytetarë

Kreu i PDK-së ka nisur një fushatë nëpër qytete të ndryshme me moton “Dekada e Re”.

Në Ferizaj ka folur për perspektivën e Kosovë në BE e NATO. Ka thënë se s’duhet lejuar alternativa të reja.

“Në Ferizaj, në qytetin që po transformohet, e nisëm procesin zgjedhor për Rininë Demokratike. Dekada e Re është e rinisë, e atyre që besojnë në shtetin e Kosovës, që punojnë për ta zhvilluar e integruar në familjen perëndimore”, ka thënë Veseli.


E kishte filluar “Turin e Dëgjimit” në pranverën e 2017-ës si një shenjë kjo se vendi po shkonte në zgjedhje, nga ku Veseli pretendonte se po e bënte një gjë të tillë për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve.

Por vetëm pak kohë pas “Turit të Dëgjimit”, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Njësoj po vepron edhe tani, ani pse ka vetëm pak muaj që Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme.

Kreu i PDK-së tash ka filluar me “Dekadën e Re”.

Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do t’i mbajë zgjedhjet brenda partisë. Thonë se përmes këtyre zgjedhjeve, do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.