LAJMI I FUNDIT:

Qeveria duhet ta shpëtojë vendin nga kolapsi energjetik

Qeveria duhet ta shpëtojë vendin nga kolapsi energjetik

OEK përmes një konference urgjente ka njoftuar qytetarët lidhur me krizën energjetike që vendin po e presin në ditët në vazhdim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova rrezikon me furnizim të energjisë elektrike, për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri. Ai tha se KOSTT dhe OEK iu kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të ndajnë buxhet shtesë për mbulim të humbjeve për furnizim e energjisë në veri.

“Në analizat e bëra të Odës ekonomike viteve të fundit furnizimi me energji elektrike ka qenë , është dhe si duket do të mbetet një ndër sfidat më të mëdha, sfidë e cila është duke e ngulfatur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në veçanti është duke e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin e Kosovën. KOSTT dhe OEK  u kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Kosovës  për të ndarë buxhet shtesë për periudhën e ardhshme të mbulimit të humbjeve për furnizimin e Veriut si zgjidhje të përkohshme dhe emergjente”, tha Gërxhaliu.

Po ashtu, Gërxhaliu tha se KOSTT është dëmtuar rreth 10 milion euro, që sipas tij ato para i shkojnë në buxhet të operatorit serb dhe këtë çështje e sheh si pengesë te raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera për transmision të energjisë elektrike.

OEK bën apel që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit të energjisë elektrike në prodhim dhe import , sepse sipas Gërxhaliut shkyçja do të sjell pasoja fatale për vendin.

“KOSTT është i dëmtuar me afro 10 milionë euro të cilat i shkojnë në buxhet operatorit të Serbisë që është mënyrë direkete  pengesë e shumë raporteve mes të Kosovës dhe vendeve të tjera sa I përket transmisionit të energjisë elektrike. Le të jetë kjo konferencë një apel nga Oda Ekonomike e Kosovës që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit me  energjisë elektrike qoftë me prodhim qoftë me import, sepse një shkyçje e tillë do të ketë do të ketë pasoja fatale”, tha Gërxhaliu.

Ai thotë se  nëse kanë pasur mundësi të gjejnë mjete për festa dhe muzikë , duhet të gjinden para edhe për të shpëtuar popullin nga kolapsi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Kalo në kategori