LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet ministri Sefaj

Shkarkohet ministri Sefaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një letre ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj të dorëhiqet.

Haradinaj në letër thekson se veprimet e së enjtes të arrestimit dhe të deportimit të shtetasve turq janë tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet.


“Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e shkarkimit.

Dokumenti lidhur me shkarkimin është publikuar në Indeksonline. /Telegrafi/