LAJMI I FUNDIT:

Dronë me madhësi të zogjve, vetura autonome e autoblinda: Marina amerikane teston armët e së ardhmes (Foto/Video)  

Dronë me madhësi të zogjve, vetura autonome e autoblinda: Marina amerikane teston armët e së ardhmes (Foto/Video)  

Marina amerikane ka kaluar javë të tëra duke testuar armët e së ardhmes – përfshirë dronë më madhësi të zogjve dhe vetura autonome (pa shofer).

Këtë e ka bërë në një bazë ushtarake në Kaliforni, ku janë prezantuar armët më moderne që në shikim të parë duken si ato të filmave fanta-shkencë, transmeton Telegrafi.


Kjo ngjarje u ka dhënë mundësi prodhuesve të armëve dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake, të prezantojnë produktet e tyre që mund të përdoren në të ardhmen.

Rreshteri Mattheë Levine që ka marrë pjesë në testimin e tyre, ka thënë se për javë të tëra janë prezantuar armët dhe pajisjet e ndryshme ushtarake që në të ardhmen mund të përdoren.

Rreth 180 persona kanë marrë pjesë në testimin e tyre, ndërsa ato që u kanë rënë më shumë në sy janë armët kundër dronëve, sensorët që mund të përshkojnë përmes mureve, dhe të japin imazhe se çfarë po ndodh brenda atyre mureve.

Gjithashtu janë testuar mikro-dronës dhe veturat autonome, që në shumë raste mund t’ua shpëtojnë jetën ushtarëve në vijën e parë të frontit.

Marina amerikane pati rastin të “njoftohet” edhe me pajisje tjera, siç është helmeta që mbron edhe mjekrën dhe pjesët e tjera të fytyrës nga plumbat apo copat e granatave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori