LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për arrestimin e shtetasve turq fajin ia hedh shefit të AKI-së, Driton Gashi

Pacolli për arrestimin e shtetasve turq fajin ia hedh shefit të AKI-së, Driton Gashi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka komentuar gjithë situatën e ditës së sotme, ku u arrestuan gjashtë shtetas turk.
Ai ka thënë se është njoftuar shumë vonë për këtë aksion, tek pasi ai ka përfunduar.

Në Tv Dukagjini, tha se urdhërin për arrestimin e tyre e ka dhënë shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Pacolli e lavdëroi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili e kishte mbajtur të fshehur informatën për arrestimin e tyre.


Sefa, që vjen nga radhët e AKR-së, është përmendur si person që do të mund të shkarkohej nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Të marrim pak kohë deri nesër, ku presim që të kemi një epilog. E vlerësoi shumë që as mu nuk më ka njoftu për këtë aksion. AKI-ja është përgjegjëse sepse është këshilltar kryesor i presidentit dhe kryeministrit. Ai është një djalë koxha i meqëm. Sot e kom dëgjuar tregimin e tij cka ka ndodhë. Sipas ligjit de jure nuk mund t’i thuhet në asnjë aspekt që ka gabu dicka. Këso lloj dëbimesh kanë ndodhur shumë herë në Gjermani dhe vendet tjera të Perëndimit”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka folur edhe për mos informimin e krerëve të shtetit rreth deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova.

Ai, tha se Agjencia e Inteligjencës ka të drejtë të marrë këso lloj veprimesh pa lajmëruar presidentin apo kryeministrin.

Pacolli mohoi të ketë marrur ndonjë kërkesë nga ana e zyrtarëve të Turqisë, për ekstradimin e ndonjë personi që ka lidhje me Fetullah Gylen.

“Asnjëherë ne si ministri i Punëve të Jashtme, nuk kemi marrur ndonjë kërkesë që ka të bëjë me ekstradimin e ndonjë shtetasi turk”, ka thënë Pacolli.

Pacolli në vitin e kaluar ka qenë në vizitë zyrtare në Turqi, i shoqëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, nëse shikohet kushtetuta, në nenin 3, specifikohen qartë funksionet e ndaluara të AKI-së.

Në nenin 3.1., shkruan se AKI nuk ka funksione ekzekutive, gjë që bie ndesh me deklaratën e ministrit Pacolli.

“Neni 3 – Funksionet e ndaluara të AKI-së

3.1 AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, AKI nuk ka: (i) të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte; (ii) çfarëdo autoriteti për arrest; (iii) mundësinë të iniciojë procedura penale, dhe (iv) autorizimin të detyrojë persona apo kompani të bashkëpunojnë për aktivitetet e saj, ndonëse persona apo kompani mund të bashkëpunojnë me AKI-në mbi baza vullnetare“. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori