Kwai Hong Ip zëvendëson David Schwendimanin si Prokuror i Specializuar në Detyrë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga data 1 prill 2018.
Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se mandati i Ip do të zgjatet deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri.
Ai ka po të njëjta autoritete të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje në punën e ZPS-së në ndonjë aspekt.
Prokurorit të Tribunalit Special, Davi Schwendiman i përfundoi mandati, ndërsa në vend të tij, me të drejta të plota të prokurorit, do ta zëvendësojë Këai Hong Ip, i cili ishte zëvendës i Schwendimanit dhe ushtrues detyre që nga largimi i tij i lajmëruar muaj më parë.
Kësisoj puna e Speciales do të vazhdojë pa asnjë vonesë ndonëse Schwenimanit i ka përfundon zyrtarisht mandati pas tri ditës.
Më poshtë gjeni biografinë profesionale të Prokurorit të ri:
Ip është avokat britanik me përvojë të gjerë si prokuror ndërkombëtar edhe në Ballkan Perëndimor. Ai ka qenë zëvendësi i Schwendiman edhe si Prokurori i Specializuar dhe si Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), paraprijësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai iu bashkëngjit TFHS-së në qershor 2012 si Zëvendëskryeprokuror dhe shërbeu si Kryeprokuror në Detyrë nga gusht 2014 në maj 2015 pas largimit të Kryeprokurorit të parë, Ambasadori Clint Williamson dhe para ardhjes së Schwendiman.
Nga nëntor 2009 deri sa ai iu bashkëngjit TFHS-së, Ip shërbeu si prokuror i gjyqit në Zyrën e Prokurorit në Tribunalin Special për Liban në Hagë.
Midis tetorit 2005 dhe tetorit 2009, z. Ip shërbeu në Bosnjë dhe Hercegovinë si prokuror ndërkombëtar në Zyrën e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës me paraqitje para Departamentit Special për Krime Lufte në Gjykatën Shtetëror.
Aty, z. Ip zhvilloi hetimet dhe ndjekjet penale për katër lëndë që rridhnin nga ngjarjet në Srebrenicë në vitin 1995. Mes këtyre ka qenë gjyqi i parë për gjenocid në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës që edhe solli dënimet e para për gjenocid në atë gjykatë, si dhe një rast i cili ishte transferuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.
Përveç karrierës juridike, Ip më parë ka qenë Oficer në Forcat Ajrore Mbretërore, duke shërbyer si Komandues i misioneve ajrore dhe Navigator helikopteri me përvojë operative në disa operacione si në Irlandë Veriore dhe në mbështetje të forcave të NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ip gjithashtu ka qenë prokuror ushtarak në Forcat Ajrore Mbretërore, ndihmës këshilltar ligjor i Komandantit të KFOR-it, si dhe jurist në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut.
Ip ka ushtruar profesionin e avokatit në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara pranë Asociacionit të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit dhe si anëtar i Asociacionit Shtetëror të Avokatëve të Kalifornisë. Ai studioi në Kolegjin e Mbretit në Londër, në Universitetin e Londrës, në Akademinë e Forcave Ajrore Mbretërore në Cranwaell, dhe në Fakultetin Juridik “Inns of Court” në Londër.
Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian ka përgjegjësi për procesin e caktimit të pasuesit të z. Schwendiman.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë